Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthaj-t me miliarderin indian 23 vite më të madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agnesa Vuthaj është në një lidhje të fshehtë me miliarderin Indian I cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ndonëse ish-missi deklaroi në emisionin “Shiko kush Luan” se është single dhe se i dashuri i saj do jetë shqiptar, duket se kjo nuk është e vërtetë.

Media online “Magazina.al” raporton se zemrën e Agnesës e ka rrëmbyer biznesmeni Sandesara, i cili është 23 vite më i madh se ajo.

Lidhja e saj me Sandesara dëshmohet edhe nga udhëtimi i saj me aeroplanin privat të 57-vjeçarit, në një video publikuar nga media online, ku Agnesa e xhiron dhe duke i thënë “Thuaj diçka” në gjuhën angleze.

Gjithashtu media shton se ishte pikërisht ish-Missi që në fillim të vitit 2019 i mundësoi një takim biznesmenit indian në zyrën e kryeministrit kosovar në largim Ramush Haradinaj.Biznesmeni u prezantua nga Haradinaj si “përfaqësues i Sandesara Group nga Nigeria”, por ai ka një histori mashtrimi dhe ikje nga shteti i tij amë, India.

Ai dhe familja e tij po përndiqen nga India lidhur me dyshimet për mashtrimin e një konsorciumi të bankave.

Tani biznesmeni jeton në Nigeri, vend ky që është vizituar nga bukuroshja shqiptare.

Të fundit

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK)...

Babai u masakroi të ëmën, fëmijët e Mariola Nakolecit do të jetojnë me tezen

Katër fëmijët e Marjola Nakolecit, 36-vjeçarja e masakruar me thikë nga bashkëshorti Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë, do të jetojnë me tezen e...

I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Sulmi i dytë izraelit në spitalin Nasser në Gaza ishte "i paramenduar", thotë ambasadori palestinez në OKB. "Sulmi i dytë në spitalin Nasser ishte një...

Zbulohet kush janë punonjësit e arrestuar të IMT-së

Ditën e sotme, Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime...

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona...

Lajme të tjera

Web TV