A është në lidhje me biznesmenin indian? Agnesa Vuthaj shpjegon gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Modelja shqiptare dhe ish miss-i Agnesa Vuthaj , ka reaguar   se ajo është në një marrëdhënie me një miliarder indian, Chetaan Sandesara. Me një shënim të gjatë në Instagram, Vuthaj ka hedhur poshtë lajmin se mes saj dhe miliarderit ka një lidhje dashurie, duke shpjeguar se thjesht ka raporte pune me të, duke qenë se punon për kompaninë e tij.

Ndërsa ka publikuar dhe një video me bashkëshorten e miliarderit indian, Ish-miss Kosova ka sqaruar se në udhëtimin me avion privat ishte prezente dhe vet ajo.

Modelja shpreh indinjatën e saj për publikimin e një lajmi të tillë, ndërsa në fund të reagimit të saj thotë se nëse do të zgjidhte një të dashur miliarder, do të ishte djali i Sandesara, si trashëgimtari i vetëm i një nga familjeve më të pasura në botë, por thekson se gjithsesi qëndron tek kombësia shqiptare.

Reagimi i plotë:

Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marr informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemrën time.

Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqëse ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udhëheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femrës.

Nuk kam rënë pre e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie pre e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33.

Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompensim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim nuk do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqve tanë për të investuar në mediat tuaja.

Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kurorën e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore.

Lexo edhe :  Shtatzënë për herë të dytë? Kiara Tito vendos të flasë, zbulon të vërtetën

Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur.

Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekësit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor.

Nuk jam shembulli i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar me shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vetë çdo gjë që kam sot. Jam shembulli i vajzës Selfmade e jo i vajzës që pret princin e kaltër të ja shndërrojë jetën. E vërteta është që punoj për kompaninë miliarda dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Z. Sandesara me Kryeministrin e Kosovës, sikur edhe me kryeministrat e Presidentët e Rajonit dhe jo vetëm.

Kam qenë edhe në Nigeri dhe po punojmë for për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur ta bëjë akoma asnjë ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin edhe si të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan.

Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë familja e dytë. Nuk e kam fshehur asnjëherë lidhjen e me ta, kam dalur hapur në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. Kam fluturuar me PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotërinë në foto/video, por edh me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllanë e djalin e tij dhe stafin e tyre.

Dhe për fund, nëse do të doja të zgjidhja një të dashur miliarder, do zgjidhja djalin e Z.Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjet më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fala ime, tek kombësia shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B7RYEvanR9m/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Të fundit

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Lajme të tjera

Web TV