A është situata në Iran e njëjtë me atë të “Chernobyl-it”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pranimi nga ana e Iranit se rrëzuan gabimisht aeroplanin me pasagjerë ukrainas, nxiti protestat për gjatë gjithë javës. Megjithëse protestat ishin të vogla të hënën dhe u shtuan në ditët në vazhdim, shtrojnë pyetjen nëse ky do të jetë fundi i regjimit aktual.

Pas disa ditësh mohimesh, zyrtarët Iranian e pranuan se mëngjesin e të shtunës ushtria e saj shkaktoi rrëzimin e avionit ndërkombëtar Ukrainës, duke vrarë të 176 personat që ndodheshin në bord, ku një pjesë e tyre ishin me shtetësi iraniane.

Ministri I Jashtëm Iranian Javad Zarif, shfajësoi “gabimin njerëzor” duke thënë se erdhi si pasojë e “aventurave amerikane”. Irani njoftoi se disa persona janë arrestuar dhe Presidenti Hassan Rouhani tha se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen.

Pranimi i Teheranit duket se ka ndezur sërish ndjenjën antiqeveritare që ndodhi edhe vitin e kaluar. Ndërsa turmat u mblodhën në kryeqytet për të përkujtuar viktimat dhe ndezur qirinj, protestuesit i kërkuan Udhëheqësit të Lartë Ayatollah Ali Khamen të tërhiqet dhe ata që janë përgjegjës për rrëzimin e avionit të ndiqen penalisht.

Thirrjet e njohura “Vdekje për Amerikën” u zëvendësuan me “Vdekje të diktatorit” dhe “Vdekje gënjeshtarit”. Në një video që qarkulloi ‘online’ ku duken demonstruesit teksa thërrisnin “Khamen të të vij turp. Largohu nga vendi.”.

Situata aktuale në vend mund të quhet edhe “Chernobyl” i Iranit, pasi ka një përngjashmëri të frikshme me mënyrën që solli katastrofën bërthamore të vitit 1986 në Ukrainën Sovjetike, e cila “ekspozoi të gjithë paaftësinë, mashtrimin e shtetit dhe kalbjen e regjimit”, krahasim ky sipas “Iran Wire”, një sit kushtuar Iranit nga gazetarët në diasporë.

Burimi: CNN/ Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Lajme të tjera

Web TV