“I Love Tropoja”, kryeministri Rama me nje rol pikant

Ermal Mamaqi bën me dije në instagramin e tij se ku mund te gjeni biletat për filmin e tij të dytë “I Love Tropoja”.

Kasti i këtij filmi është shumë i veçantë pasi një nga aktorët është vet kryeministri ynë Edi Rama. Ai është pjesë e filmit tashmë me një rol mjaft të spikatur.

Në datë 29 Janar është bërë e ditur se Ermal Mamaqi do të shfaqë filmin e tij i cili po pritet me të njëjtin entuziazëm si filmi i parë. Për të gjithë ata që duan të sigurojnë një biletë, është bërë e ditur se kur do të nisë shitja e tyre.

Me anë të një video të aktores Arjola Demiri, Ermali ka njoftuar se shitja e bileta fillon këtë javë. Kujtojmë se premiera e filmit do të jetë, në Pallatin e Kongreseve.

I urojmë shumë suksese Ermalit për filmin e tij të dytë.

Përgatiti: Enkeleda Fishekaj