Nuk firmosi dokumentin, Rudina Hajdari sqaron qëndrimin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm, Rudina Hajdari nuk ka pranuar të firmosë dokumentin e nënshkruar mes palëve. Në një reagim në Facebook, Hajdari shkruan se parimisht është dakord për përmbajtjen e dokumentit në fjalë, por kërkon pak më shumë kohë për t’u njohur me të.

“Parimisht jam dakord me përmbajtjen e dokumentit në fjalë, që u diskutua sot në mbledhjen e zhvilluar. Kam kërkuar që të ketë një qartësi më të madhe ‘sa i përket angazhimit që ky Këshill do të ketë në lidhje me diskutimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, siç dhe e përmban objekti i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu, duke qenë se u njoha SOT me përmbajtjen e këtij dokumenti, më duhet të marr pak kohë të konsultohem dhe me kolegët e mi në Parlament në lidhje me dokumentin në fjalë.

Si përfundim, ajo çka është më e rëndësishme është fakti që takimi i zhvilluar bëhet në kuadër të dialogut për të garantuar një konsensus të gjerë dhe sa më transparent për procesin e Reformës Zgjedhore.” -shkruan Hajdari.

Qëllimi i tryezës së parë që forcat politike, PD, LSI, opozita e re, dhe mazhoranca ulen në një tryezë të vetëm, pa prani të “ndërmjetësuesve” të huaj, është arritja e konsensusit të plotë dhe dalja në përfundim me një draft të vetëm. Se sa do të arrihet kjo, mbetet t’i lihet zhvillimeve politike që do të pasojnë këtë tryezë./Fjala.al

Të fundit

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Lajme të tjera

Web TV