“Reforma Zgjedhore”, zbardhen konkluzionet e tryezës mes palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat politike u bën bashkë ditën e sotme për arritjen e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës parlamentare dhe politike kanë dalë në disa konkluzione. Një ndër pikat për të cilat palët kanë rënë dakord është që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 marsi i vitit 2020.

Konkluzionet e takimit:

1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

2. Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore, si më poshtë:

– Një përfaqësi politike (2 persona) nga opozita jashtëparlamentare dhe ekspertë të saj do të punojnë me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë tij.

– Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore” përfshirë dhe planin e punës të miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore, që palët bien dakord me konsensus, me qëllim arritjen e standardeve ndërkombëtare.

-Palët e përfshira të angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve objekt i punës së Komisioni të Reformës Zgjedhore, përfshirë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme.

-Për të ndihmuar në këtë proces Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur, që do të bashkëpunojë me përfaqësuesit politikë dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt- propozimeve përkatëse.

-Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare në tekstin e miratuar dhe dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti .

-Palët angazhohen që Reforma të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020./Fjala.al

 

Të fundit

Si e arsyeton Specialja pranimin e dokumenteve nga autoritetet serbe?

Nga Krenare Cubolli, REL Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë zyrtarja e parë që ia ka bërë me...

Berisha këmbëkryq me burrat e Bjeshkëve, rrëfen rininë mes Alpeve

Sali Berisha - Udhëtim drejt rinisë time! Të dashur miq, pas darkës festive, më datë 14 gusht, pas një mëngjesi me prodhime bjeshke së bashku...

Takimi historik/ A do të pranoni një armëpushim? Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Alaskë në një takim që cilësohet...

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One. Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime...

FOTO/ Trump pret me duartrokitje Putin, dy liderët shtrëngojnë duart në Alaska

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska. Fotot dhe videot nga tregojnë momentin kur Trump...

Lajme të tjera

Web TV