“Si ndihesh që do drejtosh Messin?”, përgjigjja e teknikut të ri të Barçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Quique Setien ka marrë një sërë pyetjesh në konferencën e parë të zhvilluar pas emërimit në krye të stolit të Barcelonës.

Ai do të zëvendësojë në këtë pozicion, Ernesto Valverden, i cili u shkarkua pas humbjes së ndeshjes gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës Barcelonës me Atleco Madrid.

Spanjolli u përballë me një sërë pyetjesh nga gazetarët e ndër to ishte dhe ajo se si ndihet që do ketë në urdhrat e tij yllin argjentinas, Lionel Messin.

“Jo vetëm atë (Messin), unë e kam shijuar lojën e Barcelonës për 12-13 vitet e fundit. U kam thënë edhe disa lojtarëve aty, Messi është një lojtar special, unik, mirëpo e kam shijuar  futbollin e tyre në këto vite”,-iu përgjigj Setien gazetarit.

Ardhja e tij në krye të skuadrës katalanase bën që shumë tifozë të shpresojnë në ndryshim të situatës ku sipas tyre e futi Valverde.

Vetë Setien u shpreh gjatë këtij komunikimi me gazetarët se shpreson që të fitojë shumë trofe me Barçën, gjersa ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2022./Fjala.al/

Të fundit

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga...

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të...

Lajme të tjera

Web TV