Superfotot e kohës së luftës, ja simbolika e ndjenjave të brishta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pikërisht në kohë luftërash dashuria bëhet më e ndjeshme. Meshkujt mobilizohen, shkojnë në front dhe nuk dihet në kthehen më pranë të afërmve të tyre. Në këtë mënyrë dashuria për gratë, të fejuarat apo të dashurat, bëhet edhe më treguese.

Këto foto historike ilustrojnë dashurinë midis çifteve të luftës. Dhe dashuria është pasqyruar bukur në to. Marinari që puthet me një infermiere në Times Square të New York-ut. Është dhe fotoja ikonike që simbolizon fundin e Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945.

Fotografitë e rralla të kohës së luftës tregojnë një kënd tjetër, atë që se dashuria gjithmonë do të gjejë një mënyrë për t’u shfaqur bindshëm, dhe ju ndoshta një histori të ngjashme nuk do t’i gjeni në asnjë libër.

Kohët ndryshojnë. Asgjë nuk mbetet e njëjtë përgjithmonë. Edhe përgjatë shekullit të XX shumë gjëra kanë ndryshuar. Ne kemi parë ndryshime në stilin e jetesës, muzikë, pajisjet shtëpiake, medikamentet  dhe sistemet kompjuterike. Megjithatë, pavarësisht se si ka evoluar teknologjia, ekziston një çështje që ka mbetur gjithmonë e barabartë dhe e pandryshueshme, një gjë nuk ndryshon pa marrë parasysh se kalon koha dhe kjo është dashuria.

Ne e konsiderojmë të mirëqenë se kur i themi dikujt “Flasim më vonë”, “Shihemi më vonë”, “Do të kthehemi së shpejti”. Por ky nuk ishte rasti i Luftës së Dytë Botërore, ku njerëzit nuk e kishin idenë nëse do të bashkoheshin ndonjëherë me miqtë dhe familjen. Dhe për fat të keq, shumë nuk e patën atë fat.

Këto foto të kohës së luftës, duke marrë parasysh rëndësinë kulturore, vlerën e lajmeve dhe estetikën e përgjithshme, futet në koleksionin e mrekullueshëm si tregues i ndjenjave që përfaqëson dashurinë, pafajësinë, dëshpërimin, humbjen dhe këmbënguljen e padurueshme brenda nesh.

Lexo edhe :  1 korrik 1555: Admirali osman Turgut Reis sulmon Italinë

Gjithashtu, këto fotografi shërbejnë për të na kujtuar se jeta është e shkurtër, kështu që mos prisni deri në ditën e Shën Valentinit për t’i thënë dikujt që i doni. Ja thoni në çdo çast!

Përgatiti për botim: L.Veizi

A Sailor Kissing A Nurse In New York's Times Square. This Iconic Photo Symbolizes The End Of World War II, 1945
Një marinar që puthet me një infermiere në Times Square, New York. Fotoja simbolizon fundin e Luftës së Dytë Botërore,1945

A Young Woman Lifts Her Feet While Embracing And Kissing A Uniformed Us Soldier At The Train Station, Connecticut, 1945
Një grua e re përqafon dhe puth një ushtar në stacionin e trenit, Connecticut,1945
Farewell To Departing Troops At New York's Penn Station, April 1943

Lamtumira gjatë nisjes së trupave në Stacionin Penn të Nju Jorkut, Prill 1943 

A Woman Leans Over The Railing To Kiss A British Soldier Returning From World War II, London, 1940
Një grua mbështetet mbi kangjella për të puthur një ushtar britanik që kthehej nga Lufta e Dytë Botërore, Londër, 1940

Saying Goodbye At The Train Station Before Departing To WWII
Duke thënë lamtumirën në Stacionin e Trenit para se të niseshin për në Luftën e Dytë Botërore

Farewell To Departing Troops At New York's Penn Station, April 1943
Në stacionin hekurudhor Penn të Nju Jorkut, Prill 1943

Soldiers Departing For Egypt Lean Out Of Their Windows To Kiss Their Loved Ones Goodbye, 1935
Ushtarë që nisen për në Egjipt, dalin nga dritaret e trenit për të puthur të dashurat e tyre,1935

A Sailor Leans Over A Picket Fence And Lifts His Girlfriend Up For A Kiss, 1945
Një marinar mbështetet mbi një gardh dhe tërheq të dashurën e tij për t’i dhënë një puthje, 1945

US Soldier Tenderly Kissing His Girlfriend Goodbye Before Departing By Train, 1922
Ushtari amerikan duke puthur të dashurën e tij, përpara se të niset me tren, 1922

A British Soldier Kisses His Wife On His Return From Serving With The Armed Forces, 1945
Një ushtar britanik puth gruan pas kthimin e tij nga shërbimi në forcat e armatosura, 1945

 

Të fundit

249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një...

Me bllok në dorë, Rama shkon në selinë rozë! Mbledh sërish deputetët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit e zgjedhur të qarkut. Kreu i qeverisë shihet me...

“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se...

1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Më 4 korrik 1943, një avion ushtarak B-24 Liberator i Forcës Ajrore Aleate u rrëzua në ujërat e Gjibraltarit pak çaste pas ngritjes, duke...

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës sot vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private, ndërkohë është pezulluar kalimi i automjeteve të...

Lajme të tjera

Web TV