Zjarret prekin Australian Open, tenistëve iu bie të fikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarri që pushtoi Australinë solli shkatërrime të mëdha në këtë kontinent duke sjellë humbjen e dhjetëra njerëzve, gjysmë miliardi jetë kafshësh e mijëra hektarë pyje.

Ashtu siç pritej, ky zjarr ka ndikuar edhe te turneu i parë Grand Slem të tenisit botëror që do mbahej në këtë vend.

Organizatorët e Australian Open kanë pezulluar përkohësisht ndeshjet, pasi disa tenistë patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit e ajrit të ndotur.

Tenistja Dalila Jakupovic u tërhoq nga sfida pasi pati një krizë në frymëmarrje gjë që e rrëzoi në tokë,pak para kësaj ndodhive një prej personave që merrej me kapjen e topave humbi ndjenjat dhe po ashtu edhe Maria Sharapova shtyu ndeshjen e saj.

Kjo situatë detyroi organizuesit e kompeticionit që të pezullonin përballjet e së hënës, ndërsa kanë rinisur sërish ditën e sotme, por me disa rregulla të tjera.

Me rregullat e reja tenistët azhurnohen me normat e matjes së ajrit përpara ndeshjeve, ndërsa arbitrave u jepet e drejta për t’i ndërprerë për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve.

Situata e krijuar nga zjarri ka sjellë një sërë reagimesh nga tenistët, të cilët janë ankuar për kushtet dhe për drejtuesit që i detyrojnë të luajnë në këtë situatë.

Organizatorët e Australian Open e kanë quajtur si të pamendueshëm shtyrjen e turneut të parë Grand Slam të këtij viti,pavarësisht se nga sportistët ka një sërë akuzash./Fjala.al/

Të fundit

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit!

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të...

Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të...

Lajme të tjera

Web TV