A u shit për 10-makina të blinduara turku Harun Çelik?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mediat shqiptare bëri shumë bujë ekstradimi i mësuesit Harun Çelik drejt Turqisë. Vetëm pak kush pyeti se më çfarë çmimi i bë ky ekstradim i “gylenistit” më 1 janar 2020.

Ekstradimi u bë Harun Çelik u bë vetëm pak orë pasi ai la qelinë. “Rrëmbimi” me emergjencë i Harun Çelik, mediat turke e justifikojnë duke deklaruar se ishte një operacion i Organizatës Kombëtare turke të Inteligjencës, MIT.

Vetën dy javë pas ekstradimit të Harun Çelik, qeveria turke bëri një donacion jo të vogël për Policinë Shqiptare. Turqia ka dhuruar mjete të blinduara dhe pajisje që do të përdoren nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë.

Në media u bë publike se Turqia na dha gjashtë automjete të blinduara dhe 10 automjete Land Rover. Gjithashtu, u dhuruan rroba, helmeta, mburoja, maska me gaz, jelekë anti-plumb e një seri llojesh të tjera të pajisjeve për të lehtësuar punën e forcave tona speciale .

Ai ishin këto dhurata, shpërblimi që qeveria turke dha për “kokën” e Harun Çelik? Ndokush mund të bëj edhe ndonjë paralelizëm se ishte një shkëmbim i thjeshtë marr dhe jap. Pyetja mbetet e hapur, dhe dyshime të forta janë hedhur për mënyrën dhe shpejtësinë e ekstradimit.

Pikëpyetje për ekstradimin e Harun Çelik janë ngritur edhe nga politika evropiane. Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, ku u kërkon përgjigje lidhur me procedurat që janë ndjekur për ekstradimin e Harun Çelik drejt Turqisë në lidhje me Ligjin Ndërkombëtar dhe Evropian si dhe si u krye ky operacion.

Gjithashtu, ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo e ka cilësuar si një hap tjetër të degradimit të shtetit ligjor ekstradimin e shtetasit turk.

Lexo edhe :  Më i votuari në qarkun e Tiranës!/ Blendi Gonxhja: Puna që kam bërë m’u shpërblye

Ish-deputeti kujton se dy vite më parë kur ndodhi një ngjarje e tillë në Kosovë u shkarkua nga detyra ministri i Brendshëm.

Ja kush është Harun Çelik dhe disa detaje që e lidhin më Shqipërinë

Harun Çelik, 42 vjeç, me profesion mësues u arrestua 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Për këtë shkelje, ai u dënuar nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj burgim, dënim ky i cili i mbaroi më 1 Janar.

Harun Çelik, dyshohet se është pjesë e lëvizjes Gulen, të udhëhequr nga predikuesi turk Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016.

Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste dhe i referohet me emrin Feto. Dhjetëra mijëra persona të dyshuar si pjesë të kësaj organizate janë arrestuar në Turqi pas grushtit të shtetit dhe një numër i ngjashëm janë larguar nga vendi – një pjesë e strehuar ne vendet e Ballkanit.

E njëjta strategji ekstradimi është bërë edhe në Kosovë me 6 shtetasit turq që u larguan në mënyrë arbitrare nga Kosova në mars të 2018. Për këtë veprim kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi një hetim të plotë. Për këtë ngjarje në Kosovë u shkarkua nga detyra ministri i Brendshëm./Fjala.al

Të fundit

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV