Del videoja e re/ Irani qëlloi me dy raketa avionin ukrainas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me goditjen me raketa të Iranit ndaj avionit ukrainas.

Avioni që u godit gabimisht nga forcat iraniane, sapo u ngrit nga toka në Teheran, mësohet se është goditur jo nga një, por nga dy raketa.

Sipas pamjeve ekskluzive të verifikuara nga grupi hetimor dhe të siguruara nga New York Times, duket se si avioni qëllohet dy herë me raketa.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit kur ato u postuan nga Babak Taghvaee, gazetar, ekspert ushtarak dhe korrespodent i lajmeve të BBC.

Pamjet tregojnë se si dy raketat tokë-ajër u lëshuan në një distancë prej pak më shumë se 20 sekondave nga njëra-tjetra, dhe se si raketat shpërthejnë në ajër avionin ukrainas.

Data në monitor nuk korrespondon me ditën e sulmit për shkak se shpërthimi ka bërë që sistemi të regjistrojë në mënyrë të gabuar datën.

Sipas reporterit të BBC, natën e 8 janarit Irani ka dhënë urdhër për të rrëzuar çdo fluturim në jug-juglindje të bazës raketore iraniane.

Të fundit

Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi u mor i pandehur nga SPAK, thotë se akuza ndaj tij është një copy...

Orët luksoze të Keanu Reeves-it gjenden në Kili, autoritetet ia dorëzojnë FBI-së

Gjashtë orë luksoze, me vlerë totale prej 125,000 dollarësh, të cilat i ishin vjedhur aktorit kanadez Keanu Reeves në dhjetor të vitit 2023, i...

Betohen në KLP 26 prokurorët e rinj! Çela: Do ndjeni vështirësi në shpatullat tuaja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë...

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimin e ankimimit të...

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes...

Lajme të tjera

Web TV