E papritur/ Turqia “blindon” FNSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia të martën ka dhuruar për Policinë Shqiptare mjete të blinduara dhe pajisje që do të përdoren nga ekipet e ndërhyrjes së shpejtë.

Pajisjet janë dhuruar ditën e djeshme në një ceremoni, në zyrat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në Tiranë. Mehmet Ersoy, zëvendësministri i brendshëm i Turqisë , tha se Turqia e konsideron këtë veprim si një ndarje me vëllezërit e saj.

“Ne nuk e shohim këtë dhurim si një grant. Ne e shohim si një detyrim që duhet të ndajmë me vëllezërit tanë. Nëse ne jemi të sigurt, ju jeni të sigurt. Nëse ju jeni të sigurt, ne jemi të sigurt!”, tha Ersoy.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Ardi Veliu pas pranimit të pajisjeve, tha: “Unë shpreh mirënjohjen ndaj Turqisë për ndihmën e tyre në përmirësimin e kapacitetit logjistik të policisë shqiptare.

Gjashtë automjete të blinduara dhe 10 automjete Land Rover janë një ndihmë shumë e rëndësishme për ne. Gjithashtu ka edhe rroba, helmeta, mburoja e një seri llojesh të tjera të pajisjeve për të lehtësuar forcat tona speciale “.

Përveç automjeteve, Turqia dhuroi edhe maska me gaz, jelekë anti-plumb dhe pajisje të tjera që do të përdoren veçanërisht nga ekipet e ndërhyrjes të shpejtë./Fjala.al

 

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV