FOTO/ Nxehet me tifozët, gjyqtari u nxjerr armën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një ndeshjeje amatore të futbollit në Meksikë, disa tifozë super të shqetësuar kaluan paksa vijën e bardhë.

Në fakt, ata ishin pozicionuar në kufijtë e vijave të fushës dhe nuk ka asgjë për t’u befasuar nga kjo ngjarje. Surpriza erdhi kur gjyqtari nxori një armë, duke i urdhëruar ata të lëviznin dhe të pozicionoheshin mbrapa.

Pasi iu tregoi armën dhe i tregoi grupit të tifozëve që të tërhiqeshin, ai e vendosi përsëri revolen në pantallonat e shkurtra, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Gjyqtari ishte me profesion polic, ndaj edhe armën e kishte të punës. E gjithë skena është filmuar.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në Brazil gjatë një ndeshje futbolli (gjithashtu amatore) në Brumadinho, midis ekipeve të Brumadinho dhe Amantes da Bola. Një rast që ndezi shumë debate, kur   gjyqtari pasi u nxeh nxori armën.

Gabriel Murta Barbosa Maciel, polic profesionist dhe anëtar i Federação Mineira de Futebol, një ligë amatore, humbi logjikën. Ai kishte dëbuar një lojtar të Amantes nga Bola dhe për këtë arsye ishte sulmuar nga një lojtar tjetër, që i ishte vënë me shkelma dhe grushte. I mërzitur, gjyqtari nxori armën duke bërë presion në fushë./NOA.al

Të fundit

Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK....

Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike…

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë... e Taulant Ballës. Kjo nuk është...

I burgosuri shqiptar në Britani del në TikTok: Më transferoni në Shqipëri

Një shqiptar i dënuar me 32 vite burg për vrasje në Britani të Madhe, përmes videove në TikTok kërkon të transferohet në një nga...

Bayern gjen zëvendësuesin e Musialës, kartonin e tij e menaxhon agjenti i Ronaldos

Florian Plettenberg ka zbuluar lojtarin që po ndjek Bayern në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Fabio Viera, lojtar i Arsenalit, i huazuar te Porto....

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me...

Lajme të tjera

Web TV