Forumi i Futbollit, FSHF nis takimet në Universitete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zhvillimin e takimeve për serinë e forumeve të këtij sporti. Takimi i parë u mbajt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i shoqëruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, u prit nga dekani Prof. Dr. Dhori Kule dhe zhvilloi një forum bashkëbisedimi me studentët dhe pedagogët e fakultetit ekonomik.

Pjesë në këtë forum mori edhe Dekani i Fakultetit Juridik të UT, Prof. Dr. Artan Hoxha. Forumi u fokusua më së shumti te ecuria dhe problematikat e futbollit në vendin tonë.

Prof. Kule u shpreh: “Në këtë takim jemi të nderuar që mirëpresim Presidentin e Federatës së Futbollit, Armand Duka, ish-student i Fakultetit të Ekonomisë, që rikthehet pas shumë vitesh për të dhënë mesazhin që nevoja për të bashkëpunuar me të gjitha institucionit është eficensë për të gjithë. Konkurrenca është një forcë lëvizëse për të zhvilluar ekonominë.”

Presidenti Duka theksoi: “Rikthehem me kënaqësi pavarësisht që nuk jam në auditor si student por me pozita të tjera, që t’ju takoj dhe të ndajmë mendime së bashku. Gjithashtu sot takova edhe disa miq, që tashmë janë pedagog, e dikur kemi qenë bashkarisht studentë. Ju njerëzit e numrave, jeni ekonomist , mund ta shihni si një të ardhme tuajën, bashkëpunimin me futbollin, menaxhimin e klubeve, futbollistëve, federatës dhe shumë faktorëve që ndihmojnë ta zhvillojnë sportin. Lufta jonë nuk është që ta vendosim sportin në prioritetin e zhvillimit të vendit, lufta jonë , është që ta fusim në listë.

Mua më duket që politika shqiptare nuk e ka në listë sportin, por thjesht në momente që i duhet për ndonjë votë dhe kur kemi rezultate të mira. Nuk ka një institucion të mirëfilltë për zhvillimin e sportit në Shqipëri, apo një strategji të mirëfilltë kombëtare.

Lexo edhe :  Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Fokusi jonë i 2020 është futbolli i fëmijëve dhe femrave, ne duam që femrat të luajnë njëlloj si meshkujt, të luhet futboll në të gjithë Shqipërinë. E kemi filluar rreth 10 viteve më parë futbollin e femrave, me shumë vështirësi, nuk e di pse, duhet ti krijojmë kushtet më të mira për futbollin e femrave. Ne kemi ekipin kombëtar të femrave, kemi një kampionat kombëtar femrash, kemi edhe ekipet e moshave kombëtare, por synojmë që të rrisim pjesëmarrjen e femrave në garë. Ku më vonë do të kërkojmë edhe rezultatet dhe cilësinë në futboll, gjithashtu edhe futbolli i fëmijëve është në vëmendje maksimale. “

Prof. Hoxha u shpreh: “Ardhja e zotit Duka këtu është një mesazh për ne që jeta sportive duhet të jetë pjesë e jetës studentore. Kemi mundësi që të bashkëpunojmë më shumë por është një mundësi për studentët dhe të tregojmë aftësi jo vetëm në auditor por edhe në sporte të ndryshme.”

Forumet e Futbollit të inicuara nga FSHF, synojnë të rrisin komunikimin publik dhe shkëmbimin e ideve, iniciativave dhe vizionit nga ana e Federatës së bashku me institucionet, universitetet, shoqërinë civile etj. për rëndësinë e futbollit, si sporti më i dashur për shqiptarët.

Të fundit

Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij...

Shqipëria hap negociatat për ‘Tregun e Brendshëm’, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt BE-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të të 2-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i marrë...

“Të kremtojmë çdo hap të vogël”, Marta Kos: Shqipëria në BE, më pranë se kurrë

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg, u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë për të...

Shqetësime për shëndetin mendor të Britney Spears, shfaqet duke kërcyer me një kukull

Britney Spears u pa në Meksikë duke zbritur nga makina me një burrë nga ekipi i saj, i cili mbante në dorë një kukull të mbështjellë me një...

Autopsia nxjerr detajet, Ilaria Sula është goditur me forcë në kokë dhe trup

Një akt i papërfytyrueshëm dhune ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Ilaria Sula, një studente 24-vjeçare shqiptare me ëndrra të mëdha për të...

Lajme të tjera

Web TV