Gjermania mbetet një partner strategjik që prej vitesh është burim lidershipi në rajon dhe nxitëse e proceseve integruese.
Qëllimet kryesore të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman janë zhvillimi dhe përmirësimi në vend i kushteve të jetesës së njerëzve, bizneseve dhe përafrimi i standardeve me ato të Bashkimit Europian. Gjatë takimit vjetor të Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë- DIHA, vlerësova mbështetjen dhe financimin gjerman në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga ai energjetik, ujërat dhe kanalizimet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shkollat e formimit profesional, në përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë evropian, etj.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj vlerëson maksimalisht bashkëpunimin në të gjitha sektorët. “Theksova se bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm në fushën e hartimit të politikave të zhvillimit ekonomik, për të përfituar nga përvoja gjermane dhe për të ndërtuar edhe më shumë atë që është e rëndësishme në një ekonomi dhe SME-të, sikurse inovacioni dhe konkurrueshmëria, nxitja e sektorëve strategjikë dhe promovimi i investimeve të huaja”-thotë Denaj.
Nismat dhe reformat e ndërmarra nga qeveria për të rritur këto standarde gjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta për të nxitur novacion dhe për të lehtësuar të bërit biznes, të tilla si: fiskalizimi, shërbimet online, dogana pa letra, etj.”Të angazhuar përherë për të sjellë më të mirën e biznesit shqiptar dhe gjerman”-thotë Denaj.