Masakra e Reçakut, UÇK hakmerret duke vrarë zv/komandantin serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. Në 21 vjetorin e kësaj  masakre, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në mesin 17 të dyshuarve për masakrën e Reçakut kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës .

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandëshkuar.

Në mesin e kriminelëve kryesorë që kishin marrë pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiç, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Shtime.

Mirëpo, ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që u hakmorën për masakrën e Reçakut. Ushtarët e UÇK-së dy pas masakrës vranë Mekiçin, më 17 janar 1999.

Miro Mekiç, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Shtime

Të fundit

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga...

Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Mbi 26,000 të burgosur, përfshirë edhe disa me dënime të gjata, janë liruar në Mbretërinë e Bashkuar në kuadër të një programi qeveritar që...

Zbulohet arsyeja pse Cristiano e mban celularin jashtë dhomës së gjumit

Tashmë të gjithë e dinë se Cristiano Ronaldo mban një rutinë rigoroze stërvitore në moshën 40 vjeç, si dhe ndjek udhëzime po aq të...

Tiranë, bie nga lartësia në kantier! Humb jetën punëtori 67-vjeçar

Një 67-vjeçar, punëtor në një kantierë ndërtimi ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Rr.M., 67-vjeç ka humbur...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret. “Është...

Lajme të tjera

Web TV