VIDEO/ Deputeti Halit Valteri: “Opozita – Nga Rama ik, në Rama (M) ik”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja politike e Lulzim Bashës, duke u ulur në tryezën e reformës zgjedhore me përfaqësuesit e mazhorancës të cilët deri dje i cilësonte si hajdutët e zgjedhjeve parlamentare, është pritur me kritika të shumta në opinionin publik por edhe në radhët e demokratëve.

Deputeti i opozitës së re parlamentare, Halit Valteri e cilëson këtë lëvizje të Lulzim Bashës, nga Rama ik në Rama mik, duke shpjeguar se e gjitha kjo është një farsë e radhës e kryedemokratit Basha.

…nga Rama ik, Damiani ik, sot janë bërë miq. Nga ik janë bërë mik. Shqiptarët çdo ditë po e kuptojnë që kjo është një lojë politike, një lojë e këtyre njerëzve që e kanë ndarë dhe e kanë përçarë këtë vend sipas orekseve të tyre”, u shpreh Valteri për Abcnews.

Reforma  Zgjedhore

Në tryezën e reformës, PS dhe PD sollën edhe opozitën e re parlamentare. Dy partitë nënshkruan paraprakisht marrëveshjen për sistemin zgjedhor duke lënë po të njëjtin sistemin elektoral, edhe pse opozita parlamentare kërkon atë me lista të hapura. Për këtë arsye, deputetja e opozitës së re parlamentare, Rudina Hajdari nuk e nënshkroi marrëveshjen duke kërkuar sistem zgjedhor me lista të hapura.

Në të njëjtën linjë është edhe deputeti Halit Valteri. Ai thekson se mazhoranca dhe opozita e Bashës do ta pranojnë një sistem të tillë pasi nuk mund të vazhdohet më me listat e hapura të çifligarëve dhe deputetët duhet ta provojnë veten e tyre në elektorat.

Kjo është tejet ironike nëse marrim faktin që kreu i PD-së i vendosi në listën e kandidatëve për deputetë, Halit Valterin dhe Rudina Hajdarin të 2017-s, thjesht për të mbushur vendet dhe aspak për figurën e tyre politike apo elektorale. Pavarësisht se opozita parlamentare nuk i ka numrat për të kundërshtuar mazhorancën në Kuvend për mbajtjen e të njëjtit sistem zgjedhor, Valteri thotë se ata do ta ndryshojnë Kodin Zgjedhor ashtu siç e miratuan Reformën në Drejtësi kur u kapën për veshi dhe u çuan në Kuvend.

Lexo edhe :  Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Po t’ia japësh mundësinë Monikës, Lulit, Vasilit, dhe të tjerëve vijnë “për shpirt” në Kuvend. Këta nuk shikojnë se si do t’u japim mundësinë qytetarëve për të votuar deputetët e tyre. Këta janë kapur për veshi për t’u ulur te ajo tryezë dhe do të kapen përsëri që do ta ndryshojnë sistemin zgjedhor sepse ne vetë qëndrimi jonë në këtë Kuvend është kali i betejës, ndryshimi i sistemit zgjedhor”, theksoi deputeti Valteri.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV