Aksidente e vdekje, çfarë po ndodh me garën në Dakar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gara që po zhvillohet në Rally Dakar ka rezultuar tragjike dhe jo normale për pilotët që ndodhen atje.

Pas aksidentit të tmerrshëm që i mori jetën Paulo Goncalves në etapën e 7-të dhe aksidentit të frikshëm të Fernando Alonsos para dy ditësh, duket se një tjetër aksident i rëndë është regjistruar atje.

Holandezi i skuadrës së KTM, Eduin Straver ka humbur kontrollin e motorit në ndalesën e 11-të të garës saudite dhe është përplasur fuqishëm.

48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe nga mjekët e spitalit të Riadit mësohet se ai është në gjendje kritike, pasi nga përplasja ka pësuar infarkt kardiak dhe vertebre cervikale.

Faza e parë e Rally Dakar ka hapur diskutimet se kush mund të jetë fitues i titullit final të gara me motorë,pasi Pablo Kintanija ka zvogëluar në kuadrin e 12 minutave diferencën e tij me vendin e parë të Riki Brabek.

Ndërsa, në garat e makinave nga ana tjetër është duke u diskutuar për titullin midis Stefan Peterhansel dhe Karlos Sainz.

Peterhansel po finalizon garën e 14-të të tij në shkretëtirë dhe deri më tani ka një diferencë prej 10 minutash nga vendi i parë i Sainz./Fjala.al/

Të fundit

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Lajme të tjera

Web TV