Greqia zgjedh drejtuesit vendorë/ Në garën për këshillat bashkiakë edhe shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbytjet dhe zjarret vdekjeprurëse të verës kanë nxjerrë në pah për grekët rëndësinë e të paturit drejtues të mirë vendorë.

Për të dytën here brenda pak muajve, mbi 9 milionë grekë janë thirrrur për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në 13 rajone dhe mbi 300 bashki.

Në garë ka edhe shqiptarë por në nivel këshilltarësh. Për kryebashkiak apo drejtues komunash nuk ka, madje edhe në zona të cilat janë të banuara kryesisht nga minoritarë apo shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Greqi.

Vendoret e 8 tetorit do të jenë një provë tjetër poltike për kryeministrin Kyriakos Mitsotakis përballë partisë kryesore të opozitës, të majtës ekstreme Syriza, tanimë me një drejtues të ri, Stefanos Kasselaki.

Sondazhet nuk parashikojnë ndryshime të mëdha në drejtimin e pushtetit vendor. Partia në pushtet, “Demokracia e Re” pritet të ketë shumicën në drejtimin e qarqeve dhe bashkive.

Sfida e parë elektoralee “Syriza-s” me kryetarin e ti, thonë ekspertët grek të zgjedhjeve, nuk do të sjellë ndryshim të paktën në drejtimin e Athinës, me gjithë kritikat për strategjinë kombëtare për forcimin e tregut të kapitaleve për ta bërë atë më konkurrues dhe dinamik.

12 nga 13 qarqet udhëhiqen nga liberal-konservatorët dhe në këtë përballje Kyriakos Mitsotakis kërkon fitoren edhe në qarkun e Kretës.Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, fituese e raundit të parë do të jetë çdo forcë politike apo kandidat nëse merr 43 për qind të votave./  S.M

Të fundit

Festë surprizë për ditëlindjen e Meritonit në BBV, zbulohet kush do të jenë të ftuarit

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej...

Dështon sërish votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, më 23 maj,...

Zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve, ja pse duhet të konsumoni arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez. Disa nga arsyet pse duhet të...

Hëna e plotë e majit, si do të ndikojë në këto dy shenja të Horoskopit

Hëna e plotë e majit 2024 lind në qiell më 23 maj dhe, si hëna e fundit e plotë e pranverës, është këtu për...

Meritoni feston ditëlindjen, ja urimi special që i bën Ilnisa (Foto)

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen. Banori i “Big Brother Vip Albania” është uruar nga banorët dhe familjarët, që kanë postuar urimet e tyre në...

Lajme të tjera

Web TV