Heroi kombëtar i shqiptarëve, 552 vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

17 janari i vitit 1468, do të shënonte vdekjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu .

Kjo ka ndodhur në Lezhë, 552 vjet më parë.

Ndërsa sot, në nderim të kësaj figure të rëndësishme zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora me lule pranë vend varrimit të tij. Në aktivitet morën pjesë drejtues lokal, përfaqësues të institucioneve, komuniteteve fetare, qytetarë dhe nxënës shkollash.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, tha se figura e Gjergj Kastriotit e bën krenar gjithë popullin Shqiptar.

Aktiviteti në nderim të 552-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut u mbyll më këngë, recitime dhe pjesë muzikore patriotike të cilët u përcollën me mjeshtëri nga artistët e pranishëm.

Gjergj Kastrioti lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës. Nëna quhej Vojsava.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur.

Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe lufta nën udhëheqjen e tij kundër pushtuesve osmanë ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV