Nesër në orën 10 jepet masa për 31 të ndaluarit për dëmet nga tërmeti

Masa e sigurisë për 31 personat e ndaluar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit, do të jepet nesër në orën 10:00.

Nga burimet mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës që 13 nga të ndaluarit të lihen në “arrest me burg”. Dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës lëshoi 42 urdhër-ndalime, për zyrtarë e ish-zyrtarë, që cilësohen fajtorë për dëmet nga tërmeti.

Ndërkohë, sot në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur 31 persona, ndaj të cilëve është mbajtur një seancë maratonë. Të gjithë avokatët kanë thënë se duan që klientët e tyre të hetohen në gjendje të lirë. /Fjala.al