Përcillet në banesën e fundit Xhevdet Ferri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iu dha lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Familjarë miq dhe dashamirës përcollën në banesën e fundit ikonën e kinematografisë shqiptare.

Aktori u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi kishte rreth dy vite që luftonte me një sëmundje të rëndë.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Ai ishte bashkëshort i aktores Rozeta Ferri me të cilën ka luajtur në shumë filma si Dhe vjen një ditë, Vitet e pritjes,Gjoleka djali i Abazit,etj. Filmi i tij i parë ka qen kur ai ishte akoma një student.

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit debuton në vitin 1980 ne “Skëterre ’43” si Arjani dhe po atë vit ne “Vëllezër dhe shoke” duke rene ne sy për rolin e Markos.

5 vjet me vone ne vitin 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”. Ne mishërimin qe i beri figurës se Gorit ne filmin tjetër “Dhe vjen një ditë”, me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit me 1986, bie ne sy cilësi te tjera interpretuese si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejtë i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Lexo edhe :  Shuhet “Bilbili i Labërisë”, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Bujar Tabulla

Role te tjera te spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare te Kinematografisë, duke e marre sërish këtë post ne vitin 2006. Ndërsa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford.

Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe kryetari i pare i kësaj shoqate./Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV