Plas grushti në Kamëz/ Marrin peng një person, policia i ndjek nga pas

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një person është marrë peng pak minuta më parë në Kamëz teksa më parë është konfliktuar me autorët.

Personi është futur me forcë në makinë, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë   jashtë dëshirës së tij  nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë: Rreth orës 11:44, në rrugën  “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje  të automjetit i cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë   jashtë dëshirës së tij  nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Fjala.al/