Riformatohet transporti publik, sistem i ri për biletat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjeti i transportit publik do të riformatohet. Procesi do të kalojë në dy faza. Faza e parë do të përfshijë krijimin e platformës elektronike e-Transport, marrjen e masave për funksionimin e terminaleve në përputhje me aktet ligjore dhe rikonceptimin e sistemit të biletimit nëpërmjet agjencisë së biletave. Ndërkohë që, faza e dytë do të jetë hartimi i rrjetit të ri të linjave dhe vendosja e kritereve për rinovimin e flotës së mjeteve, me qëllim përdorimin e mjeteve të standardeve evropiane.

Ndryshime të sistemit të biletimit janë kërkuar edhe nga eskpertët e sektorit, të cilët kanë propozuar instalimin e sistemeve elektronike të biletave, që mundësojë lidhjen e drejtpërdrejtë me sistemin e tatimeve, duke parandaluar edhe rastet e abuzimit, që nuk kanë munguar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka kërkuar riorganizimin e sektorit të transportit publik të udhëtarëve.  Me qëllim rritjen e standardeve dhe sigurisë në këtë sektor, ky dikaster ka propozuar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë marrjen e disa masave për rikonceptimin dhe riorganizimin e sektorit, të ndarë në 2 faza.

Gjatë vitit 2019, Policia e Shtetit ndaloi tetë persona, mes tyre 4 administratorë e ortakë të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun, nën dyshimin se “kishin falsifikuar qindra mijëra bileta urbani, duke krijuar përfitime të paligjshme e shmangur detyrimet tatimore”. Ndërkaq, propozimi I DPSHTRR-së është në fazë miratimin nga Ministria e Infrastrukturës.

 

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV