Rivlerësimi i pasurive nis në 1 shkurt, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet afati për nisjen e procesit të rivlerësimit të banesave. Ligji, i cilësuar si “amnisti” nga qeveria nuk ka hyrë ende në fuqi për shkak se nuk janë përgatitur aktet nënligjore. Zbatimi i tij është penguar nga një udhëzim që ende nuk ka dalë. Ligji pritet të hyjë në fuqi në 1 shkurt. Ministria e Financave dhe Agjencia e Kadastrës bëjnë me dije se ende po përgatitet udhëzimi për aplikimin e procesit të rivlerësimit, i cili parashikon uljen në 3 % të tatimit mbi të ardhurat nga 15 % që është në ligj.

Bëhet fjalë për udhëzimin që lidhet me verifikimin e vlerës së pasurive të paluajtshme, e cila do të merret për reference. Në udhëzim gjithashtu do të sqarohet mënyra sesi do të rivlerësohet një shtëpi e privatizuar me ligjin e vitit 1992, dhe do të ketë shembuj konkretë sesi do të veprohet me një shtëpi që është dhuruar apo ato që janë në proces legalizimi.

Skema e tatimit

Sipas ligjit të miratuar në fillim të vitit një qytetar  që është në proces të shitjes së banesës apo biznesit, nuk mund të paguajë direkt tatimin 3 për qind, si diferencë midis çmimi të blerjes dhe atij të shitjes gjatë transaksionit,  por duhet të bëjë më parë rivlerësimin. Dhe nëse rivlerësimi del më i ulët, se vlera që kërkon ta shesë, atëherë mbi këtë diferencë pronari i pasurisë duhet të paguajë 15 për qind.

 

Për shembull, nëse prona është blerë me çmimin 5 milionë lekë, dhe rivlerësohet në 7 milionë lekë, ndërkohë që pronari e shet 8 milionë lekë, atëherë detyrimi për tu paguar është 15 për qind e 1 milionë lekëve, apo 150 mijë lekë.

Lexo edhe :  Kursi i valutave 9 qershor 2025/ Me sa lekë këmbehen monedhat e huaja sot

 

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV