Tensionet SHBA-Iran/Lavrov: Trump prodhoi një fatkeqësi në Lindjen e Mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindja e Mesme vijon të jetë në qendër të vëmendjes së politikës botërore. Tensionet rreth çështjes së Iranit dhe SHBA-ve në Lindjen e Mesme vijojnë të prodhojnë reagime të shumta.

Kështu, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, është shprehur se veprimet e pamatura të SHBA-së kanë shkaktuar një fatkeqësi në rajonin e Lindjes së Mesme.

Veprimet e pamatura të SHBA-së dhe aleatëve shkaktuan fatkeqësi në rajonin e Lindjes së Mesme”, deklaroi Lavrov, gjatë fjalës së mbajtur në degën e Institutit të Diplomacisë Shtetërore të Moskës në Tashkent.

Kryediplomati rus Lavrov tha se vendet si Iraku dhe Libia janë ndarë si pasojë e veprimeve të SHBA-së. Ndërsa shtoi se edhe gjendja rreth Iranit është përkeqësuar.

Shefi i diplomacisë ruse po ashtu tha se SHBA po përpiqet të konkurrojë në mënyrë të padrejtë dhe po pengon aktivitetet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Duke shfrytëzuar sanksionet ilegale dhe duke keqpërdorur statusin e dollarit, SHBA po përpiqet t’ua imponojë shteteve të tjera vendimet e veta”, theksoi Lavrov.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV