Zbulohet madhësia e banesave të reja që përfitojnë të prekurit nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqetësimi më i madh për familjet që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 Nëntorit është se kur do të bëhen më shtëpi të re dhe sa e madhe do të jetë ajo.

Përgjigje këtyre pikëpyetjeve iu dha Këshilli i Ministrave. Vendim i miratuar në fund të dhjetorit dhe i publikuar këtë fillim viti në fletoren zyrtare zbardh të gjitha kategoritë dhe sipërfaqet e përfitimit.

Qytetarët duhet të bëjnë aplikim pranë bashkive ku do të duhet të dorëzojnë aktin e konstatimit, dokumentin e pronësisë ose çdo akt për përfitimin e pronësisë së banesës së dëmtuar.

Prioritet do të kenë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore, familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, të moshuarit që kanë mbushur moshën e pensionit, familjet me ndihmë ekonomike si dhe të rënët në krye të detyrës.

Në vendim përcaktohet se familjet që kanë humbur banesat e tyre në pallate përfitojnë nga programi i rindërtimit në të njëjtin truall. Kështu një familje me dy anëtarë do të marrë një apartament 1+1 me sipërfaqe 45 -60 m2. Një familje me 2 deri në 4 anëtarë do të marrë një apartament 2+1 me sipërfaqe 75 m2 deri 80 m2, ndërsa familjet me më shumë se 5 anëtarë struktura e apartamentit do të jetë 3+1 me një sipërfaqe që llogaritet 90 m2-100 m2.

Ndërsa për familjet në fshat që kanë humbur shtëpitë si pasojë e shembjes përfitojnë grante për rindërtimin e banesave. Në vendim thuhet se banesat individuale do të detyrohen të heqin dorë nga trualli ku kanë banesën e tyre për masën e sipërfaqes që do të përfitojnë, ndërsa familjet që do të akomodohen në apartamente e kanë të detyrueshëm heqjen e pronësisë vetëm nëse pallati ndërtohet në pronën e tyre.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV