“Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arrestimit të Pajtim Agës për drogë, i cili ishte vëllai i shefit të Policisë Dibër Robert Aga, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Në një deklarate për mediat, Enkelejd Alibeaj theksoi se ngjarja e Dibrës dëshmon se shteti është bërë palë me krimin.

Alibeaj akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën, duke thënë se kryeministri është bablok i krimit.

“Arrestimi i përsëritur për trafik droge të Pajtim Agës për dosjen 184 dëshmon përshkallëzim të krimit dhe se krimi ka mbështetjen e qeverisë dhe të policisë. Kur krimi ka lidhje me zgjedhjen, krimineli ka lidhje me Ramën. Pajtim Aga është vëllai i Pajtim Agës, drejtorit famëkeq, i cili doli në përgjime në BILD. Këta vjedhin shqiptarët bashkë me Edi Ramën, Xhemal Qefalinë, Saimir Tahiri etj. Kjo bandë arriti të vjedhë votat e dibranëve.

Pajtim Aga dhe vëllai i tij janë ekzekutorë të mbledhjes së votave, që merrnin urdhëra nga Babloku i krimit Edi Rama. Kjo bandë qeveritare ka në krye Bablokun e Krimit, Ramën. Rama vazhdon të bashkëpunojë me bandat e krimit dhe trafikantët”, tha Alibeaj.

Demokrati hodhi idenë se SPAK duhet të nisë punën menjëherë për të hetuar dosjen e famshme 184 të vjedhjes së votave në Dibër.

“SPAK mjafton që të ketë vullnet dhe të dënojë bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknurin e Saimir Tahirin. SPAk duhet të hetojë batërdinë që ka ndodhur”, theksoi Alibeaj.

Fjala e plotë e Enkelejd Alibeaj:

Vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.

Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.

Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

Lexo edhe :  Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

 

E gjithë kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.

I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.

Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.

Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.

Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës.

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut.

Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.

Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri. /Fjala.al

Të fundit

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Lajme të tjera

Web TV