Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kristaq Kume: Reforma zgjedhore duhet të prekë burimin e krizës politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një viti të gjatë krize, partitë politike kanë firmosur një marrëveshje garancie për realizimin e reformës zgjedhore. Sa premtuese është kjo tryezë për zgjidhjen e krizës, garantimin e zgjedhjeve demokratike dhe a do të imponojë zgjedhje të parakohshme?

Në një analizë më të thelluar ndaj marrëveshjes së garancisë për realizimin e reformës zgjedhore, flet për gazeta “Fjala” ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume.

Këtë javë është arritur një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Sa premtuese e shihni këtë marrëveshje për gjetjen e mekanizmave që do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme?

Ulja bashkë e opozitës parlamentare me mazhorancën dhe opozitën në Kuvendin e Shqipërisë është pa dyshim lajm. Por, nuk është një ngjarje që duhet përshëndetur, sepse partitë politike janë vetëm duke bërë detyrën. Deri më sot nuk e kanë bërë mirë, përderisa ne po përballemi me një krizë së cilës s’po i shihet ende pragu i përfundimit. Në vlerësimin tim, palët janë ulur pasi kanë konsumuar energji në një periudhë të gjatë kohe, efektet negative të së cilës nuk janë shkarkuar mbi ta, por mbi ne, qytetarët shqiptarë. Në qoftë se lexohet me vëmendje dokumenti që nënshkruan, pa vështirësi mund të arrish në përfundimin se kanë zeruar gjithë këtë kohë, rrotull një vit e gjysmë, duke shkuar te pika e fillimit, për sa kohë që kanë rënë dakord që të trajtojnë problemet që lidhen me reformën zgjedhore të radhës, duke iu referuar platformës së miratuar nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, kur drejtohej nga z. Bylykbashi dhe z. Çuçi. Natyrisht, nuk jemi në të njëjtat kushte, sepse gjatë gjithë kësaj periudhe është bërë punë nga ekspertët dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të cilët kanë propozuar dhe tashmë në tavolinën e tyre ka material për t’u trajtuar dhe për t’u dhënë zgjidhje problemeve që lidhen me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, por, referuar asaj platforme, si edhe votimit elektronik, votës së emigrantëve dhe sistemit zgjedhor që duhet të zbatohet. Sipas vendimmarrjes së atëhershme të atij komisioni, e ratifikuar edhe në këtë marrëveshje, komisioni duhet të vendosë se ky këshill duhet të jetë i hapur për çdo propozim. Kjo që ka ndodhur nuk është pasojë më shumë e vullnetit sesa e detyrimit të partive politike për t’u ulur dhe për të bërë detyrën e tyre, atë që kanë marrë përsipër për të kryer kur kanë marrë votën. Ky detyrim ka ardhur nga ne, por më shumë nga ndërkombëtarët. Në qoftë se palët janë dakord që ta trajtojnë problemin duke pasur si referencë interesin e këtij vendi, interesin e qytetarëve shqiptarë, nuk mund të kufizohen vetëm në ndryshimet që mund të bëhen në ligjin zgjedhor për të pasqyruar në të rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Është e domosdoshme që të shkohet deri te burimi i asaj që ka realizuar krizën e sotme dhe që, midis të tjerave, ndër më kryesoret, janë ndryshimet e bëra në Kushtetutë në vitin 2008.

Ekspertë nga shoqëria civile janë angazhuar për këtë reformë, duke sjellë propozime konkrete si për ndryshimin e Kodit aktual Zgjedhor, por edhe diskutimin për ndryshimin e sistemit. Po për këtë çështje një nismë e iniciuar nga lëvizja “Thurje” ka mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit, si një garanci për përfaqësim demokratik. Çfarë do të ndodhë me këto propozime?

Deri më 15 mars nuk besoj se do të realizohet diçka e tillë. Është e deklaruar nga ata që janë ulur në tavolinë, si edhe kohë më parë, që kryefjalë e kësaj pune është zbatimi i rekomandimeve dhe realizimi i asaj çka kërkohet midis të tjerave në 9 kushtet e vëna nga Bundestagu, ku reforma zgjedhore konsiderohet si e para. Por, kjo nuk mjafton. Kjo “po” është përgjigje për të thënë se u bë diçka, por bëhet fjalë për ato çka kërkuan ndërkombëtarët dhe jo ato që duhen bërë për shqiptarët. Është ndryshim i madh ky. Në qoftë se nuk reflektohet ndaj kësaj gjëje, pritshmëritë që ne kemi për atë se si dhe në çfarë mënyre do të zhvillohen nesër proceset zgjedhore, se si do të qeverisemi ne si shoqëri që duhet të qeveriset sipas rregullave përfaqësuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, do të jenë të vëna përballë pikëpyetjeve të mëdha.

Lexo edhe :  Spastrimi etnik në Preshevë, BE i kërkon llogari Serbisë: Sqaro çështjen e pasivizimit

Po qe se do t’u referohemi partive politike, jo vetëm dy të mëdhave, por edhe të voglave, nuk janë për ndryshime sistemi, për vetë faktin nga mënyra se si përdoret dhe zbatohet ky sistem në Shqipëri. Ndarja në 12 njësi zgjedhore të Republikës së Shqipërisë ka bërë që votat të mos kenë të njëjtën fuqi në konvertimin e tyre në mandate, si dhe votat që u jepen partive të vogla të shkojnë për llogari dhe në favor të partive të mëdha. Zbatimi i këtij sistemi në lista të mbyllura, në kushtet e Shqipërisë, ku sjellja demokratike është shumë problematike brenda institucioneve, bën që qytetari të mos shprehë realisht se me cilin kërkon të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo mënyrë e të sjellit të sistemit ka bërë që ne të shmangemi nga parimi kushtetues se populli është sovran dhe sovranitetin e realizon nëpërmjet përfaqësuesit të tij, të cilët i zgjedh në zgjedhje të lira dhe në plotësim të standardeve demokratike. Ndaj, është e domosdoshme që të trajtohet dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme në sistem, sikurse: proporcionali kombëtar me lista të hapura, proporcionali rajonal jo me 12 njësi zgjedhore, por me katër të tilla, si dhe proporcionali rajonal me një listë korrektuese kombëtare. Mund të kalohet po ashtu në po atë sistem që kemi pasur në Kushtetutë më përpara, pra 100 mazhoritarë dhe 40 nga listat proporcionale të hapura dhe të pakushtëzuara nga rezultatet e mandateve të marra në mazhoritar.

A do të garantojë një marrëveshje e tillë edhe daljen nga kriza politike ku vendi është futur që prej një viti? Sa shanse ka që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe nëse po, sipas jush, cilët janë mekanizmat që do ta garantonin votën e lirë dhe rezultati të pranohej nga të gjitha palët?

Marrëveshja, që ka të bëjë me realizimin e ndryshimeve që duhet të bëhen në kohezion, e ka të zvogëluar mundësinë për ta zgjidhur krizën, sepse kriza tek ne nuk ka ardhur si rezultat i legjislacionit zgjedhor, por si rrjedhojë e ndryshimeve të mëdha në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në 2008-ën, të cilat bënë që ne të përplasemi me shmangie esenciale nga parimet demokratike. Nëse ne nuk ndryshojmë rregullat kryesore, sipas të cilave zgjidhet Presidenti i vendit, Kryeministri dhe mazhoranca e vendit, financimet e partive politike, e kështu me radhë, ne zor se do të mundemi që vetëm me ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të parandalojmë riciklimin e krizave. Do të konsiderohet dalje nga kriza një proces zgjedhor i ardhshëm, por që do të vlerësohet dhe do të pranohet si mundësi për të dalë nga kriza vetëm në qoftë se opozita e sotme do të jetë mazhoranca e nesërme. Në të kundërtën, sërish do të jemi në po të njëjtat kushte; situatat do të përsëriten. Kryefjala e veprimit politik, kryefjala e punëve që duhen bërë në mirërregullimin e legjislacionit të vendit tonë, për t’u realizuar si shtet i së drejtës dhe ligjor nuk duhet të jetë interesi i partive politike, por duhet të jetë interesi i qytetarit shqiptar që duhet të mbizotërojë.

Zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme për t’u bërë dhe jo për të bërë rrotacionin politik, por sepse kjo mënyrë qeverisjeje e sotme, e ardhur si e tillë nga zbatimi i legjislacionit problematik, praktikisht na ka bërë që të përballemi me një krizë shumëdimensionale, është politike, sociale, ekonomike. Të bëhen zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur, për të krijuar në këtë mënyrë kushte për ndryshimin e situatës në të cilën jemi duke u qeverisur, por jo zgjedhje të parakohshme, sepse kërkojmë që të marrë pushtetin njëra apo tjetra palë./Fjala.al

Të fundit

Përmbytje në zonën e Laprakës në Tiranë, mjetet qarkullojnë në ujë, rëndohet trafiku

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu...

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve për kujdes teksa kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura të shiut. Veliaj u ka kërkuar të...

Moti i keq, lë Krujën pa drita/ 6000 banorë mbeten në terr

Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve te dendura të shiut i gjithë rrethi i Krujës është përfshirë në avari ku mbeten mbi...

Mesazhi i Berishës, nga “gjyqi” i sajuar kundër Ivi Kasos

Nga Mero Baze Nëse Gjykata Kushtetuese do që të “shkatërrojë” plotësisht Berishën, mund të heqë atij masën e arrestimit dhe ta lërë të lirë të...

Zbolini shenjat e horoskopit që pëlqejnë të bëjnë shopping

Disa shenja të horoskopit janë të njohura për pasionin e tyre për shopping-un dhe për të kaluar kohë jashtë, duke shijuar aktivitete të ndryshme....

Lajme të tjera

Web TV