Kush po e zhyt OSHEE? Pagoi 350 milionë euro për të blerë energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 2019, shpenzimet për blerje energjie rezultuan 8.9 miliard Lekë më shumë se 2018. Pamundësia e Korporatës Elektroenergjetike për të prodhuar energji nga Kaskada e Drinit, detyroi OSHEE-në që këtë sasi që do duhej ta blinte me 1.5 Lek/kWh, ta siguronte nga importi me çmim mesatar prej 9.2 Lek/kWh. Në këto kushte, fatura e OSHEE për të garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji për konsumatorët arriti për këtë vit në shifrën rekord prej 350 milion eurosh.

Të dhënat bërë të ditur nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili bën të ditur se ndryshimi i kontratës së KESH me OSHEE gjatë vitit 2019 e rëndoi edhe më shumë pozitën financiare të kompanisë. Sipas kontratës së mëparshme, KESH kompensonte Operatorin e Shpërndarjes në rastet kur ishte në pamundësi për të kryer furnizimin me energji në sasinë e kontraktuar përmes Kaskadës së Drinit. Me kontratën e ndryshuar, e gjithë barra financiare e garantimit të energjisë së munguar përballohet nga OSHEE pa kompensim prej KESH.

Dy element të tjerë, që nuk kanë lidhje me aktivitetin ekonomik të vitit 2019, kanë shkaktuar rritje të zërit të shpenzimeve operative dhe rrjedhimisht dhe përkeqësimin e rezultatit financiar vjetor.

Së pari, shpenzimi në shumën prej 2.3 miliard lekësh që përbën një detyrim të trashëguar, i cili do paguhet nga OSHEE përgjatë 22 viteve. Vlera është kamatëvonesë që KESH i kishte llogaritur Operatorit të Shpërndarjes për fatura të papaguara të energjisë që para vitit 2015 nga CEZ Shpërndarje. Ky pretendim i trashëguar ka qenë objekt i shqyrtimit nga gjykata.

Arritja e një dakordësie me mirëkuptim mes KESH dhe OSHEE për këtë mosmarrëveshje ishte një kusht i vendosur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Moszgjidhja e këtij konflikti pengonte disbursimin e kredisë prej 218 milion eurosh që BERZH firmosi me KESH për ristrukturimin e portofolit të kredive afatshkurtra. Dy shoqëritë publike OSHEE dhe KESH u dakordësuan ta zgjidhin me mirëkuptim konfliktin dhe kjo shumë detyrimi reflektohet në rezultatin financiar të këtij viti në zërin e shpenzimeve.

Lexo edhe :  A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Së dyti, 1.2 miliard lekë shpenzime me të cilat OSHEE është përballur në zbatim të vendimeve të marra nga gjykatat, të cilat kanë trajtuar padi të depozituara ndër vite ndaj kompanisë. Në vlerësimin e OSHEE, një pjesë dërrmuese e këtyre vendimeve janë absurde, të pa mbështetura në ligj e madje kanë detyruar kompaninë të kryejë pagesat e menjëhershme pas vendimeve të shkallës së parë, pa pritur shqyrtimet e shkallëve të tjera gjyqësore të apelimit.

 

Të fundit

BKH dhe FNSH aksion me urdhër të SPAK, disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK ku janë shoqëruar disa...

Për kë je mërzitur më shumë nga kolegët që nuk fituan? Ja si përgjigjet Taulant Balla

Taulant Balla ka folur për Top Channel në një lidhje direkte nga qendra e votimit tek Parku Olimpik në Tiranë ku ka shpjeguar ecurinë...

Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën: Zgjedhje mbresëlënëse

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, është zyrtari i radhës nga vendet e Bashkimit Europian që uron kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit...

Celibashi: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë me një mesazh për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve, duke u...

“Kemi 36 orë pa ngrënë”/ PD lë pa bukë numëruesit, pas ankesës u dergojnë nga dy byrekë!

Që prej mbrëmjes të së dielës në vendin tonë është duke u vijuar me procesin e numërimit të votimit. Në çdo KZAZ numëruesit e vëzhguesit...

Lajme të tjera

Web TV