Pushteti “i zhveshur” i Putinit, mund të ketë përfitime të papritura për Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një presidencë më e dobët dhe një parlament i fortë, kjo është alternativa më e mirë për një Rusi demokratike

 Nga Yana Gorokhovskaia/ “The Guardian”

E mërkura mund të rezultojë si një ndër ditët më të rëndësishme në historinë politike të Rusisë postsovjetike. Gjatë 10 minutave të fundit të fjalimit të përvitshëm, Vladimir Putin bëri një seri propozimesh për të reformuar Kushtetutën e Rusisë, të cilat mund të përkthehen lehtësisht edhe si një udhërrëfyes për të ardhmen e tij politike pas vitit 2024. Ndryshimi i gjerë i sistemit është në horizont për Rusinë, por figura më e rëndësishme politike e vendit ka të ngjarë të mbetet thelbësore për të gjitha vitet në vijim. Pa dyshim, planet e Putinit kanë të bëjnë me mbajtjen në duar të levave të pushtetit.

Reformat kushtetuese të propozuara të Putinit do të riformulojnë ekuilibrin e pushtetit midis legjislaturës dhe ekzekutivit, duke i dhënë Presidentit autorizim për emërimin dhe konfirmimin e Kryeministrit dhe kabinetit në Duma, si dhe duke kufizuar Presidentin në dy mandate. E teksa në këtë mënyrë Rusia do të mbetej një republikë presidenciale, elementet e sistemit “superpresidencial”, që përqendron pothuajse të gjitha vendimmarrjet politike në duart e Presidentit (krijuar nga Boris Jelcini në 1993-shin, pas konfrontimit të tij të dhunshëm me Parlamentin), do të jenë të ndryshuara në mënyrë të dukshme.

Putin po e dobëson qëllimisht zyrën, që është bërë identifikuese për të gjatë 20 viteve të fundit. Presidentët e ardhshëm të Rusisë nuk do të jenë në gjendje të japin një mandat për të kandiduar përsëri, ashtu sikurse bëri Putini në 2008-2012, në mënyrë që të përputhet me kufijtë e afateve kushtetuese. Po kështu, Presidenti nuk do të vendosë më as përbërjen e qeverisë. Putini po e transformon Presidencën, sepse ai nuk ka më ndërmend që ta zërë zyrën e saj. Spekulimet për të ardhmen e Putinit gëluan edhe para se ai të rizgjidhej në mandatin e tij të katërt si President në mars të 2018-ës. Askush nuk priste që udhëheqësi rus me shërbimin më të gjatë që nga koha e Stalinit (rekord i thyer në vitin 2017), do ta pranonte hijshëm daljen në pension kur të arrijë kufiri i afatit drejtues në 2024-ën.

Por, rruga përpara ishte e paqartë. A do të bëhej ai përsëri Kryeministër, siç u bë në vitin 2008? A do t’i eliminonte ai kufijtë e mandatit presidencial, si Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili është rizgjedhur në postin e tij për më shumë se 25 vjet? A do të ndiqte Putini shembullin e presidentëve të Azisë Qendrore, të cilët kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre për t’ua pasuar postet? Të gjitha këto mundësi nuk dukeshin të mundshme. Kalimi i mëparshëm midis Presidentit dhe Kryeministrit kontribuoi në ndjenjën antiqeveritare në mesin e rusëve, që përfundimisht çuan në muaj protestash në vitin 2011. Putin i ka mbajtur vajzat qëllimisht jashtë vëmendjes publike, duke lënë të kuptohet se ato nuk do të jenë pasardhëset e tij. Dhe ishin të paktë ata që prisnin që Putini ta bënte veten “udhëheqës të kombit”, si Nursultan Nazarbajev të Kazakistanit. Përkundër faktit që Putini do të vijojë të mbetet në skenën politike, ndryshimet e propozuara mund të kenë efekte pozitive afatgjata në sistemin politik të Rusisë.

Lexo edhe :  Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Sado cinike qofshin përpjekjet e Putinit për të rialokuar disa nga kompetencat e Presidentit në Parlament, një Parlament i fortë është një gjë e mirë për Rusinë. Sot Duma është një institucion që kryen një funksion të vetëm: të miratojë me shpejtësi legjislacionin qeveritar me shumë pak debate. Anëtarët nuk e bëjnë ose nuk ndikojnë politikën dhe votuesit janë të shkëputur nga procesi politik, sepse përfaqësuesit e tyre kanë pak interes për t’u shërbyer zgjedhësve. I gjithë zinxhiri i demokracisë përfaqësuese nga votuesit në legjislacion tashmë është thyer.

Por, nëse Duma bëhet më e fuqishme në krahasim me Presidentin, zgjedhjet legjislative do të bëhen më konkurruese. Kjo nuk është për shkak të një fryme të qenësishme demokratike, por më tepër të interesit politik. Personat që duan të bëjnë ndryshime, do të tërhiqen nga institucionet që u japin atyre mundësinë. Konkurrenca më e madhe për vota do të nxitë politikanët të bëjnë thirrje më të drejtpërdrejta për votuesit. Konkurrenca gjithashtu do të eliminojë kandidatët e këqij ose të paaftë. Pak anëtarë të partisë së pushtetit të Kremlinit (Rusia e Bashkuar), e dinë se si të zhvillojnë një fushatë, sepse ata kurrë nuk janë detyruar të garojnë duke fituar vendet e tyre falë mashtrimit dhe manipulimeve. Verën e kaluar, protestat dhe zgjedhjet në Moskë demonstruan se rusët kanë një oreks për fushata politike me cilësi të larta dhe thelbësore. Putini, 67 vjeç, do të mbetet aktori më i fuqishëm politik në Rusi për vitet në vazhdim. Por, ai përfundimisht do të bëjë daljen e tij dhe nëse reformat e paralajmëruara ndodhin, ai do të lërë pas një sistem politik që mund të sigurojë mundësi për llojin e konkursit politik real që ka munguar nga Rusia për 20 vitet e fundit.

 

Të fundit

Ndërhyrje “horror” në FA Cup, lojtari francez largohet me barelë dhe maskë oksigjeni

Ndeshja mes Crystal Palace dhe Millwall në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të...

Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias

Ndonëse në pritje për t’u bërë baba, Mevlani dhe partnerja e tij i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak duket se është bërë raporti...

Primaret e Partisë Demokratike, mbi 44 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja...

Iftaret dhe syfyret gjatë Ramazanit,këshillat që do t’ju ndihmojnë të ushqeheni siç duhet

Ushqimi i duhur gjatë muajit Ramazan, jo vetëm që e bën më të lehtë përballimin e sfidave fizike të agjërimit, por gjithashtu na ndihmon...

Përballje direkt për titullin kampion, formacionet zyrtare të sfidës Napoli-Inter

Napoli dhe Interi përballen sot në orën 18:00, në atë që është kryesfida e javës në Itali por dhe përballje direkt për titull. Dueli i...

Lajme të tjera

Web TV