Zbardhet lidhja dhe e kaluara e dy të plagosurve në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme, dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri brenda një lokali në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 minuta në lagjen ‘Kushtrimi’.

Dy të plagosurit po pinin kafe bashkë në një lokal të qytetit bregdetar kur u qëllua drejt tyre. Mësohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov.

Objektiv i atentatit ka qenë një i dënuar rreth 40-vjeç, i cili kishte dy ditë që ishte liruar nga burgu. Të plagosurit janë shtetasit, Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) rreth 40-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

Ata janë dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. /Fjala.al

Të fundit

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në një reagim për Report Tv,...

Lajme të tjera

Web TV