E tmerrshme/ Bandat e drogës vrasin dhe djegin 10 muzikantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bandat e drogës në Meksikë nuk kursejnë as grupet muzikore.

10 muzikantë janë qëlluar për vdekje, ndërsa trupat e tyre janë djegur.

Sipas autoriteteve meksikane, bandat e drogës u kanë ngritur pritë muzikantëve në pjesën jugore të vendit.

Pjesëtarët e grupit autokton “Nahuas” ishin duke u kthyer nga një mbrëmje muzikore, kur u sulmuan në qytezën Chilapa të rajonit Guerrero.

Të gjitha viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe i përkasin moshës nga 15 deri 42-vjeç.

Për këtë sulm u fajësua banda “Los Ardillos”, që do të thotë “Ketrat”. Ajo vë shpesh në shënjestër pjesëtarët e komunitetit autokton në këtë pjesë të Meksikës.Viktimat ishin anëtarë të grupit muzikor “Sensacion Musical”. Ata po ktheheshin në komunitetin Alcozacan kur u goditën pabesisht nga banda e drogës. Sipas autoriteteve meksikane mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 sipas kohës lokale.

Trupat e viktimave ishin aq të djegur, saqë autoritetet patën vështirësi për t’i identifikuar menjëherë.Guerrero është një prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor dhe pjesëve të tjera të vendit, shkruan “BBC”. /Fjala.al/

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV