Guardiola heq dorë nga titulli, ja çfarë kërkon spanjolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka pranuar humbjen e titullit kampion të Premierë Ligës pas dështimit në ndeshjen kundër Crystal Palace mbrëmjen e djeshme.

City nuk arriti që të merrte fitore edhe pse luante në shtëpi, duke e mbyllur ndeshjen me Palace me rezultatin 2-2 dhe duke ngelur kështu plot 13 pikë larg vendit të parë të mbajtur nga Liverpool.

Këto rezultate kanë bërë që në komunikimin e tij me mediet, Guardiola të shprehet se qëllimi kryesor i tij dhe i skuadrës tashmë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Ne bëmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe fatkeqësisht në fund humbëm dy pikë sepse nuk mund të ndalonim kundërsulmin”,-tha fillimisht spanjolli.

Më tej ai shtoi skuadra e Manchester City-t duhet të përpiqet e të vazhdojë përpara, pasi ka ende dhe shumë ndeshje të tjera të cilat duhet të fitohen.

Por, ne duhet të vazhdojmë, ka ende shumë ndeshje për të luajtur. Ne duhet të përpiqemi të sigurojmë një vend për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, -u shpreh menaxheri katalunas.

City është tashmë plot 14 pikë para vendit të pestë të mbajtur nga Manchester Unitedi-t./Fjala.al/

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV