Ish-ministri i Berishës: Ju tregoj firmën që Rama do të hedhë në Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisjes Berisha, ka sulmuar kryeministrin Rama lidhur me raportet me Serbinë.

Në një mesazh në Facebook, Tritan Shehu  tregon për firmën që kryeministri shqiptar do të hedhë, duke e cilësuar atë si ‘thikë’ për sigurinë dhe lidhjet e NATO-s e BE-së.

Ish-ministri thekson mes të tjerash se zhvillimet drejt “Jugosllavisë së Re” do të japin goditje të reja kundër interesave të Shqipërisë e Kosovës si dhe rrugës evropiane.Reagimi i Tritan Shehut:

Firma e priteshme e Rames ne Beograd, “thike” per sigurine e lidhjet me NATO e BE…

…dhe sulmet paradoksale te medias afer tij ndaj vizites se Bashes ne Qendren e Mbojtjes Civile ne Palmanuova, Itali!!

Zhvillimet drejt “Jugosllavise se Re” do te japin goditje te reja kunder interesave tona, te Kosoves, rruges europiane te Rajonit, nëpërmjet mekanizmave te Sigurise.

Mbas disa protokolleve konspirative te firmosura nga Rama për “Shengenin Ballkanik” te Vucic, qe kerkojne te lidhin ekonomikisht Rajonin me Unionin Euroasia, hapat e rinj po vijne si zgjerim i nje komploti te rrezikshem.

Krijimi i një Force te Mbrojtjes Civile (ushtarake) me Serbine, qe aty eshte nje koperture e bashkepunimit ushtarak me Rusine, duke tentuar vendosjen e Kosoves para “faktit te kryer”, eshte nje thellim i procesit te «Jugosllavizimit» te Rajonit e shtyrjes se tij drejt Lindjes dhe ne nivelet e Sigurise.

Te tilla mareveshje ne mund te realizojme vetem me vende antare te BE e NATO sic eshte Italia, e jo me shtete, qe as aspirojne te hyjne ne NATO, perkundrazi…

Jam i bindur qe shpejt Vucic-Rama do te shpalosen dhe «projekte» te tjera Lindore ne nivelet gjeopolitike te lidhura me rruget e furnizimit te gazit, qe bijen ndesh me strategjite tona te BE e NATO.

Lexo edhe :  Meta: Gjykatësit nuk janë të paanshëm, janë nën përgjimin e punonjësve anonim të BKH

Pa dyshim per te tilla «projekte» madhore te interesave energjitike, ku edhe Shefi Vucic eshte vetem nje ingranazh, kerkohen me pare rruget ekonomike me Euroasin, platforma te sigurise si ajo qe Rama kerkon te inicioje ne Beograd, vasalitetet politike ku Tirana ka hyre, te gjitha keto pjese e atij Konspiracioni te Madh, qe duhet ndalur me cdo kusht.

Të fundit

Kina nis ndërtimin e hidrocentralit më të madh në botë

Kina ka filluar ndërtimin e një prej projekteve më të mëdha energjetike në historinë e saj: një hidrocentral monumental...

Mosmirënjohësit dhe fati i tyre: Kur drejtësia nuk ka nevojë për hakmarrje

Nga Fejzo Subashi Një reflektim mbi plagët që sjell mosmirënjohja dhe heshtja që zgjedh njeriu i drejtë përballë saj. Ka njerëz që gjithë jetën e tyre...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Lajme të tjera

Web TV