“Nuk jam më pjesë e strukturave të Kukësit”, Gjici tërhiqet nga klubi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici, ka befasuar të gjithë me vendimin e fundit, ku ka bërë me dije se është tërhequr nga strukturat drejtuese të verilindorëve.

Shkak për këtë vendim të tij Gjici ka bërë angazhimet e shumta në bashkinë e qytetit dhe mospasjen e kohës së mjaftueshme.

Në një prononcim për “Top Channel”, ai nuk ka zbuluar ende se kujt ia ka besuar drejtimin e klubit, por ndërkohë që preferon të quhet president nderi.

I pyetur në lidhje me gjendjen e skuadrës dhe pikën e dobët të tyre, Gjici është shprehur se skuadra është shumë e mirë, por sipas tij penalizohet nga kushtet dhe mungesa e fondeve.

‘’Skuadra është në formë mjaft të mirë, dhe mesa me kanë komunikuar drejtori dhe trajneri lajmi pozitiv është që nuk kemi pasur dëmtime. Ne penalizohemi sepse nuk kemi stadiumin tonë dhe na është dashur për dy vite, pra sezonin e kaluar dhe këtë aktual ta luajmë në stadium të ndryshme’’-deklaroi ai.

Më tej kreu i Bashkisë së Kukësit foli si politikan, por dashuria për klubin e bëri që në fjalën e tij të pranonte se institucioni që drejtohet nga ai, as më parë e as tani nuk e ka financuar skuadrën.

‘’Unë jam president nderi sepse posti im tani është kryetar bashkie. Në të vërtetë bashkia ka disa aksione në klub por realiteti është që asnjëherë nuk kanë pasur kapacitetin për të financuar për klubin, as më parë e as tani ndaj duhet të pranoj që për dikë që financon është sforco e madhe’’-vijoi Safet Gjici.

Ndërsa i pyetur për rivalin direkt, Gjici vlerësoi Tiranën e Bylisin por Partizani sipas tij mbetet ekipi për t’u mundur.

Lexo edhe :  Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

‘’ Mendoj se deri në fund të kampionatit do rivalizojmë me Partizanin. I ftoj tifozët të jenë prezent në stadiumin e ri aty ku do të ndeshemi me ta dhe të na mbështesin. Të vijnë jo vetëm për të parë Air Albaninan por për të shijuar një ndeshje që unë mendoj se do jetë spektakolare’’-tha ndër të tjera Kryetari i Bashkisë së Kukësit./Fjala.al/

Të fundit

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person...

Reformim i PD pas humbjes?/ Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe...

Operacioni anti-drogë i SPAK-DIA/ Cilat janë bizneset dhe televizioni i sekuestruar

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të kokainës dhe heroinës mes Shqipërisë dhe Italisë, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, njoftoi dhe sekuestrimin e...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për shfuqizimin e gjobave nga 1 janari 2015 deri më 2024!

Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara” për periudhën nga 1 janari 2015 deri...

A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet sot nga gazetaret nëse PD do të pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV