Tiranë/ Plagosen burrë e grua në Allias, tentuan t’i grabisnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona, një burrë dhe një grua janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Njazi Meka’tek zona e Alliasit.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 21:45, ndërsa zona është rrethuar nga policia.

Autorët me maska dhe me armë kanë hyrë në vilën e personave të cilët kanë në pronësi edhe një furrë buke në Allias, duke tentuar grabitjen dhe plagosën burrin dhe gruan. Ngjarja ka ndodhur brenda në banesë.

Policia në banesë ka gjetur orendi të rrëzuara ndërkohë kanë filluar shoqërimet e para, 15 persona në komisariatin nr.4.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri çifti i bashkëshortëve shtetasit P. L dhe A.L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV