Balla: Ligji për ndërtimin do ndryshohet, sa për lobimin e Bashës …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbylljes së konferencës së kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla bëri në deklaratë për median. Socialisti deklaroi se gjatë këtij sesioni do të përmirësohen shumë aspekte në legjislacionin shqiptar sa i përket ndërtimit.

“ Legjislacionin shqiptar për sa i përket ndërtimit për të garantuar sa më shumë siguri dhe sa më shumë kontroll të vijueshëm të garancisë së ndërtimit për t’i dalë përpara çdo lloj problematike sikurse mund të jenë evidentuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Lidhur me një kërkesë tjetër, ajo është një kërkesë që miratohet automatikisht për shkak se është parashikuar në ligj. Është shumë e nevojshme që kuvendi të ushtrojë në mënyrë të vijueshme një monitorim për zbatimin e ligjit për shpërblimin e ish-të përndjekurve politikë për mënyrën e marrjes së dëmshpërblimit dhe mënyrën e zbatimit të ligjit kuadër për këtë çështje”, deklaroi Balla.

Gjithashtu, Balla komentoi edhe shkrimet në disa media ndërkombëtare lidhur me cështjen e lobimit të PD-së në SHBA, por gjykata e pushoi dosjen për Lulzim Bashën. Balla u shpreh se mediat i kanë kushtuar vëmendje kësaj cështje për shkak të pandëshkueshmërisë së lideri demokrat. I pyetur për faktin që shkrimi i publikuar dje nga BILD lidhur me këtë cështje nuk gjendet më në faqen online, Balla tha se nuk ka asnjë koment.

“Këtë çështje sqarojeni me gazetën. PS-ja nuk ka asnjë qëndrim për një shkrim të caktuar në një media të caktuar. Janë pafund media që kanë shkruar për një cështje që edhe tani që flasim nëse hyni në DASH gjeni të gjitha kontratat. Vëmendja është sepse është pandëshkueshmëria. Para pak ditësh u publikua një vendim gjykate që i dha pandëshkueshmëri Bashës për një cështje që është e qartë në dritën e diellit. Pozicioni im është shumë i qartë, Basha ka gënjyer publikun shqiptar.

Lexo edhe :  Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Ai paralajmëroi seancën e sotme ku do të diskutohen sipas tij çështje të rëndësishme. “Seanca sot pasdite në orën 17:00 për të diskutuar shumë çështje e reforma të rëndësishme”. /Fjala.al

Të fundit

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Lajme të tjera

Web TV