Bloomberg për Piramidën: ‘Rilind’ çmenduria e çuditshme e komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media e prestigjioze angleze Bloomberg ka publikuar një artikull mbi Piramidën në qendër të Tiranës. Pas një përshkrimi historik dhe viziv të ndërtesës artikulli jep detaje mbi projektin e shndërrimit të saj në një qendër edukimi kombëtare.

Projekti është duke u bashkë financuar nga qeveritë qendrore, bashkia dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ndërsa puna mund të fillojë qysh në muajin tjetër dhe pritet të zgjasë 1 vit e gjysëm. (Buxheti ende nuk është njoftuar), shkruan Bloomberg.

Studio e arkitektëve holandez MVRDV më bazë në Roterdam u ngarkua të ri-imagjinojë ndërtesën si një qendër multifunksionale teknologjike edukimi për të rinjtë, duke hapur anët dhe duke e kthyer brendësinë në një atrium gjigant të mbushur me pemë dhe dritë. Edhe çatia do të jetë e arritshme, me shkallë drejt një platforme që ofron pamje të qytetit, specifikohet në artikull.

“E mbuluar në pllaka mermeri të bardhë dhe në krye me një yll të kuq, ajo ishte një strukturë goditëse. Brendësia natyrisht ishte e mbizotëruar nga një statujë e njeriut të madh dhe ndërtesa ishte një vend pelegrinazhi në një shtet të ashpër komunist me një kult personaliteti. Ceremonia e hapjes ishte një moment krenar për Shqipërinë, me  filmin  e ngjarjes ku shfaqeshin zyrtarë që shëtisnin nëpër radhët e nxënësve shkollorë të lëvizjes rinore komuniste”-shkruan Bloomberg.

Shkrimi i plotë

Të fundit

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”....

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Lajme të tjera

Web TV