Shtyhet seanca e gjyqit për Shullazin, “shkak” këtë herë bëhet KLGJ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Si shkak i shtyrjes këtë herë është bërë mungesa e një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Disa minuta para nisjes së seancës së sotme,KLGJ iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit se ende nuk është marrë një vendim dhe se Këshilli është duke punuar.

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh se do ti drejtohej KLGJ për të dhënë një vlerësim se çfarë do bëhet me gjyqtarët e deleguar nga rrethet që sipas avokatëve, nuk mund të jenë pjesë e trupës pasi nuk janë gjyqtarë të posaçëm, që më 30 qershor. Dakord me këtë problem ishin edhe prokurorët, të cilët thanë që duhet të shprehet KLGJ.

Me fillimin e funksionimit të gjykatave të posaçme në datën 19.12.2019, në zbatim të Vendimit nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar gjyqtarë nga gjykatat me juridiksion të përgjithshëm, por që ndeshen me çështjen e përmbushjes së kushtit të sigurisë, të parashikuar në Ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, siç është dhënia e pëlqimit për rishikimin periodik të llogarive financiare dhe telekomunikimeve vetjake, për vete dhe për të afërmit e tyre. /Fjala.al

Të fundit

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

Lajme të tjera

Web TV