Dora gjermane dhe ajo amerikane në linjën ajrore Prishtinë-Beograd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është vetëm dokumenti i dakordësimit, por një hap i parë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve në fushën e qarkullimit ajror mes Prishtinës dhe Beogradit. Të hënën kompania ajrore gjermane, Lufthansa, nënshkroi me dy drejtorët e autoriteteve përkatëse të dy shteteve, një dokument, për të rihapur linjën e parë ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Ceremonia u zhvillua në prani të medias në mjediset e ambasadës së SHBA-së në Berlin.

Normalizim ekonomik

Për Richard Grenell-in, ambasadorin amerikan në Berlin dhe njëherazi i ngarkuari i administratës së Trump-it për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, ky siglim është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve tregtare që nënvizon edhe njëherë qasjen e administratës së Trumpit në politikën e jashtme: “Ne duam t’i anashkalojmë çështjet politike dhe të përqendrohemi te zhvillimi ekonomik. Kjo është edhe ajo që e karakterizon administratën e Trump-it”, shpjegoi Grenell para gazetarëve.

Ai shtoi se ka qenë dëshirë e komunitetit të biznesit në Serbi dhe Kosovë që të normalizohen strukturat tregtare, çka nuk mund të bëhej pa pasur një linjë të drejtpërdrejtë ajrore. “Ne donim pikërisht të mundësonim një lidhje të drejtpërdrejtë mes Prishtinës dhe Beogradit, për herë të parë pas 21 vitesh në mënyrë që të hapim shanse pune për të rinjtë nëpërmjet zhvillimit ekonomik”, tha Grenell.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe këshilltari i presidentit amerikan për çështjen e sigurisë, Robert C. O’Brien, i cili u tha dy përfaqësuesve të qeverive përkatëse t’u transmetonin presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Vuçiç dhe Thaçi, edhe përshëndetjet e presidentit Trump. O’Brien kishte ardhur në Berlin së bashku me ministrin e Jashtëm Mike Pompeo për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për Libinë, zhvilluar një ditë më parë në Zyrën e Kancelares, Angela Merkel.

Lexo edhe :  "Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi"

Lufthansa do të jetë e para

Që Lufhansa do të jetë linja e parë ajrore që do të rilidhë Prishtinën dhe Beogradin, kjo ka të bëjë ndër të tjera edhe me faktin, që Eurowings, kompania bijë e gjigantit gjerman, është e pranishme që tani me fluturime në Prishtinë dhe Beograd.

Ne si Lufhansa jemi shumë krenarë të mbështesim procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Gëzohemi që po bashkojmë njerëzit me njëri-tjetrin dhe ekonomitë e dy vendeve”, tha përfaqësuesi i Lufthansa Group, Michael Knitter, i cili është edhe anëtar i bordit në sipërmarrjen bijë të Lufthansas-s, Eurowings, e cila udhëton rregullisht në Prishtinë.

Një fluturim i drejtpërdrejtë do të ishte interesant edhe për shtetasit e Kosovës, i tha DW, Eset Berisha, drejtori përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit të Kosovës, pasi, sipas tij, kjo do t’u mundësojë shtetasve të Kosovës ta përdorin aeroportin e Beogradit edhe për fluturimet tranzit.

Deri tani udhëtimet të drejtpërdrejta nga Beogradi në Prishtinë mund të bëhen vetëm në itinerarin tokësor me autobusë të linjës. Koha e udhëtimit zgjat gati 5-6 orë.

Se kur do të ngrihet avioni i parë i linjës Prishtinë-Beograd, Michael Knitter tha se do të duhet ca kohë derisa të zgjidhen çështjet teknike: “Por tani dyert janë të hapura dhe unë jam shumë optimist se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt.”/DW

Të fundit

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por...

Lajme të tjera

Web TV