Klubet më të mëdha të sportit elitar vihen në lëvizje për të blerë legjendat e futbollit
Nga Messi te Pogba, këta janë kampionët që pritet të ndryshojnë skuadër në vitin 2021
Janari është muaji i merkatos së dimrit në botën e futbollit dhe të gjithë skuadrat mundohen që të marrin në radhët e tyre lojtarët më të mirë. Klubet e mëdha fillojnë piketimet e futbollistëve që duan t’u bashkohen prej një kohë që mund të përkojë edhe më shumë se një vit përpara se këtyre të fundit t’u mbarojë kontrata me skuadrat aktuale. Për emrat më të mëdha të këtij sporti gjithmonë vihen në garë skuadrat më të fuqishme si në lojë ashtu edhe nga ana monetare, duke ofruar shifra deri diku stratosferike. Momentalisht shumë ekipe lider të futbollit evropian dhe tij botëror janë me sytë nga viti 2021, kohë në të cilën 11 nga lojtarët më të mirë mbarojnë kontratat me skuadrat ku janë duke luajtur tashmë. Viti i ardhshëm përkon me përfundimin e kontratave të yjeve të tillë si Lionel Messi i Barcelonës apo Sergio Aguero i Manchester City-t.
Le ta fillojmë listën e 11 yjeve që mbarojnë punën me skuadrat ku janë në 2021 me portierin 2o-vjeçar të AC Milan, Gianluigi Donnarumma. Ai vendosi që të zgjaste kontratën me këtë klub deri vitin e ardhshëm dhe shkak për këtë u bë performanca e mirë e gardianit italian si dhe nevoja e “Djallit” për të pamatur në atë pozicion një lojtar të mirë. Ndonëse në moshë fare të re Donnarumma ia ka dalë të jetë një nga emrat më të lakmuar momentalisht në botën e futbollit dhe të bëjë që kërkesat për të janë të larta. Lojtari u bashkua me skuadrën e Milan që në muajin tetor të vitit 2015 kohë në të cilën ai ishte vetëm 16 vjeç dhe u bë kështu portieri më i ri që fillon një ndeshje në Serinë A.
Mbrojtësi i qendrës dhe i majtë i skuadrës së Borussia Monchengladbach, Nico Elvedi mbaron kontratën me klubin gjerman në qershor të vitit 2021 duke u bërë kështu i mundshëm për t’u blerë nga skuadrat e tjera. 23-vjeçari është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Monchengladbach dhe me shumë mundësi klubi do tentojë të zgjasë kontratë me të edhe për një periudhë më të gjatë. Megjithatë, potenciali i lojtarit dhe performaca e mirë e bëjnë atë shumë të dëshirueshëm nga shumë klube të në Bundesligë e më tej.
21-vjeçari Dayot Upamecano është një nga lojtarët më të rëndësishëm momentalisht të kryesuesve të Bundesligës, RB Leipzig. Mbrojtësi i qendrës do të vazhdojë të jetë me këtë skuadër deri në qershor të vitit 2021, por duket se lojtari nuk dëshiron ta zgjasë më tej kontratën me skuadrën aktuale. Një nga klubet më të interesuara për të momentalisht është Arsenali i trajnerit Mikel Arteta, i cili dëshiron që të përforcojë prapavijën e tij.
David Alaba do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munchin deri në vitin 2021, pasi dy vite më parë zgjati kontratën me kampionët e Gjermanisë. Mbrojtësi i bavarezëve ia ka dalë që të ketë rendiment të lartë dhe për këtë arsye konsiderohet edhe si një ndër 11 lojtarët më të mirë që mbyllin kontratat vitin e ardhshëm. Alaba është bashkuar me klubin e të rinjve të Bayern që në 2008-ën dhe duket se 2021 mund të jetë viti i ndarjes së tij me klubin gjerman. Interesim të lartë për lojtarin ka treguar tekniku i Manchester City-t Pep Guardiola, por duket se gjermanët nuk duan të heqin dorë nga 23-vjeçari.
Mbrojtësi i skuadrës portugeze Porot, Alex Telles është pjesë e listës së futbollistëve më të mirë që mbyllin kontratat me skuadrat aktuale. 27-vjeçari brazilian është një nga emrat më të lakmuar të momentit, duke u kërkuar nga skuadra të mëdha siç janë Chelsea dhe Paris Saint-German, të cilët kanë disa vite që e ndjekin më vëmendje të madhe lojtarin. Ndonëse ka ende kohë nga momenti që braziliani mund të lërë skuadrën portugeze, ekipet e interesuara kanë filluar të përgatisin taktikat që do përdorin për të marrë pranë tyre mbrojtësin.
E kush nuk do ta donte një mesfushor si Paul Pogba në skuadrën e vet, që të mos dihet se kërkesat për të do jenë të larta. Ndonëse periudha te Manchester United nuk mund të cilësohet si më e suksesshmja për francezin, interesi nga kampionit të botës është shumë i lartë. Pogba mbaron kontratën me klubin anglez në vitin 2021, por shihet se të shumta janë skuadrat që kanë filluar të bëjnë oferta për lojtarin. Një ndër më potencialët në marrjen e mesfushorit shihet klubi i Juventus, të cilët mund të bëjnë një ofertë që kap shifra marramendëse që Pogba të bashkohet me ta dhe së bashku me emra si Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala të behët e pathyeshme.
Sulmuesi holandez Memphis Depay mund të quhet me bindje të plotë se është një nga yjet më të mëdhenj që luajnë në futbollin francez. Lojtari mbyll kontratën me skuadrën e Olympique Lyon në verën e vitit 2021, duke u dhënë kështu mundësi klubeve të interesuar për të që të vihen në lëvizje. Deri më tani nuk dihet se cili do jetë fati i lojtarit, por Lyon ka vendosur një çmim prej 42 milionë paund për këdo që do dëshirojë ta blejë.
Sulmuesi i Manchester City-t, Leroy Sane përfundon marrëveshjen me klubin anglez vitin e ardhshëm. 24-vjeçari gjerman është shumë i dëshiruar nga trajneri Pep Guardiola, i cili duket se nuk do dëshirojë që Sane të largohet nga City vitin e ardhshëm. Megjithatë fati i lojtarit do vensoet ai vetë,nëse do vazhdojë të luajë me skuadrën aktuale apo do dëshirojë që në vitin 2021 të ndërrojë terren.
Ylli i Barcelonës Lionel Messi mbaron marrëveshjen me skuadrën ku ka luajtur pothuajse gjatë gjithë jetës së tij vitin që vjen. Argjentinasi është lojtari më i lakmuar në të gjithë botën, mirëpo duket se Barça kurrsesi nuk mund ta lejojë largimin sulmuesit. Klubi katalanas ka vazhduar bisedimet që prej disa muajsh me babanë dhe njëkohësisht agjent i Messit për të bërë rinovimin e kontratës. Ndonëse duket se argjentinasi kurrsesi nuk mund të largohet nga katalanasit, për të parë vazhdimësinë e karrierës së Messit na duhet të presim deri në 2021.
Nga ana tjetër Sergio Aguero ka korrur sukses të madh me skuadrën e Manchester City-t. Për menaxherin e skuadrës së argjentinasit, Pep Guardiolën, Aguero është sulmuesi më i mirë në botë pas Lionel Messit. Rezultatet e marra së fundmi nga lojtari në fjalë duket se kanë shtuar interesin e një numri të madh skuadrash që duan ta kenë Agueron pjesë të tyre. Megjithatë Manchester City është i bindur në vazhdimësinë e sulmuesit me ta dhe do tentojë të mos e lejojë largimin e argjentinasit.
Kapiteni i klubit të Arsenal Pierre-Emerick Aubameyang mbaron kontratën me anglezët vitin e ardhshëm. Duket se sulmuesi nuk dëshiron që të vazhdojë të aktivizohet më për skuadrone trajnerit Mikel Arteta dhe kjo i shton shpresat Real Madridit dhe Barcelonës, të cilët kanë një dëshirë të madhe për të marrë Aubameyang në skuadrat e tyre. Duke qenë se nuk mund ta mbajë më lojtarin në radhët e tij Arsenal do tentojë të fitoja sa më shumë nga sulmuesi.
2021-shi është ende larg, por interesi i skuadrave dhe emrat të cilët do jenë pjesë e merkatove të vitit të ardhshëm e bëjnë atë më rëndësishmin të momentit. Disa prej lojtarëve më të përfolur ndër vite duket se do ndryshojnë terren, duke ndikuar edhe në nivelet e skuadrave ku ndodhen aktualisht dhe të atyre ku pritet të shkojnë. Megjithatë lëvizje shumë të lartë do kenë edhe shifrat me të cilat do luhet në transferuat e vitit që vjen, pasi disa emra do u kushtojnë shumë ekipeve që do i blejnë dhe në të njëjtën kohë do u mundësojnë të ardhura të larta atyre që i kanë momentalisht.
Këtë lajm mund ta gjeni dhe në versionin print të Gazetës Fjala
/Përgatiti: Katerina Tafa/Fjala.al/