Ndeshja Skënderbeu-Partizani, kampionët kalojnë në avantazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 7 minuta pasi ka filluar ndeshja skuadra e Partizanit ka kaluar në avantazh ndaj korçarëve të Skënderbeut.

Ishte mesfushori Bruno Telushi ai i cili shënoi golin e “Demave” duke i dhënë një siguri të menjëhershme skuadrës së tij.

Ndërkohë, nga ana e Skënderbeut po mundohen me çfarë kanë në dorë që të mbrojnë portën, por duket se skuadra e Adolfo Sormanit është rikthyer fuqishëm së bashku me trajnerin italian.

Sormani ka vendosur që ta fillojë këtë ndeshje me Feratin titullar, që duhet theksuar se u afrua te “Demat” gjatë kësaj merkatoje, ndërsa në sulm është nxjerrë Solomon.

Ilir Daja nga ana tjetër ka zgjedhur si titullar Eni Imamin, i cili u largua nga Tirana për t’u bashkuar me korçarët.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Imami, Taipi, Elezi, Ndeki, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Ferati, Bardhi, Çinari, Solomon./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që...

Meta e ‘qetësoi’ se nuk e donte mandatin e tij/ Blushi vijon luftën!

Një ditë pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga qelia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 11 majit dhe mossigurimin dot...

Lufta në Ukrainë s’po merr fund, Trump bisedë telefonike me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me paqen në Ukrainë. Sipas mediave...

Ish-Presidenti Biden me kancer/ Donald Trump Jr “masakrohet” në rrjet pas komentit të tij

Donald Trump Jr. , djali i presidentit Donald Trump, po kritikohet në mediat sociale për një mesazh të pahijshëm në lidhje me diagnozën e...

‘Izraeli, jasht Eurovizion!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të shtunën e 17 majit. Kreu i...

Lajme të tjera

Web TV