Niveli i punësimit në Britani arrin kulmin vetëm pak ditë para Brex-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i punës u bë shumë i fortë në tre muajt e fundit me 200.000 vende të reja, ka raportuar Zyra për Statistikat Kombëtare.

Kjo shifër është sa dyfishi i asaj që ishte parashikuar dhe në tre mujorin e dytë numri u rrit.

Shkalla e punësimit është akoma në nivelin e saj më të lartë që nga fillimi i regjistrave në 1971 – dhe të ardhurat janë në nivelin 3.2 për qind për pagat dhe shpërblimet.

76.3 përqind e popullsisë në moshë pune aktualisht janë në punë, sipas shifrave të publikuara.

Kreu i Zyrës së Statistikave Kombëtare, David Freeman, tha: “Ndërsa rritja e pagave është lehtësuar që nga vera e kaluar, me inflacionin që mbetet i nënvlerësuar, të ardhurat po vazhdojnë të rriten në terma realë”.

Kancelari i “Exchequer”, Sajid Javid, tha: “Një tjetër muaj punësimi rekord, duke bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e përditshme të familjeve punëtore.

Deputetët vlerësuan shifrat e fundit përpara daljes së Britanisë nga BE-ja në fund të muajit.

Ekspertët deklaruan se pagat ishin ende në rënie krahasuar me periudhën para krizës financiare që kaloi Britania në vitin 2009.

Nëse merret parasysh inflacioni, paga mesatare është akoma më e ulët nga sa ishte në mars të vitit 2008./Fjala.al/Burimi: The Sun

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV