Papunësia e grave shton varfërinë/ Edhe kur punojnë paguhen më pak se burrat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fuqizimi i grave në tregun e punës do të ishte shpëtim për të ulur varfërinë në vend.

Kjo është kërkesa e Bankës Botërore për të rritur ekonominë: më shumë gra të punësuara. Mirëpo pabarazia gjinore haset ende gjithkund dhe hendeku në Shqipëri është 14%. Shkak për të hequr dorë nga puna apo për të punuar pjesërisht, thotë Banka Botërore bëhet edhe sistemi arsimor shqiptar, ku orët e mësimit të fëmijëve zgjasin sa gjysma e orëve të punës.

Enida është një nënë shtëpiake e cila shoqëron çdo ditë vajzën për në shkollë.

“Që ditën që ka lindur e kam lënë punën sepse i jam përkushtuar vajzës. Ajo fillon mësim në 1 pasdite dhe mbaron në 5 të darkës, kush të merr në punë për 4 orë. Kur kam qenë e punësuar në pastiçeri, edhe pse punoja 12 orë me dy turne kishte raste, paguhesha më pak se burri im me 8 orë pune në ndërtim”, tha Enida Muçollari.

Faktor tjetër që kufizon aftësitë e punës te gratë jashtë shtëpisë është edhe kujdesi për familjarët e moshuar. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vetëm 2% e të moshuarve marrin shërbim privat, ndërsa pjesa tjetër i kanë sytë nga familjarët.

“Gratë bëjnë punë të papaguara. Mirë do ishte të ketë barazi. Ja nusja ime ka një vit që rri në shtëpi sepse kujdeset”, tha nëna Qefsere.

Në analizën e ekspertëve të punësimit, vihet re ndër vite një përparim i pjesëmarrjes së grave në sipërmarrje, por kjo ndodh kryesisht në qendrat e qyteteve të mëdha; ndaj përpjekjet për barazinë gjinore në punë duhet të shtohen për të sjell zhvillimin edhe në zonat periferike.

“Problem mbeten punët e papaguara në shtëpi, ku gruaja është e angazhuar gjithë ditën. Gjithashtu problem tjetër janë gratë në bujqësi të cilat janë në të njëjtin front me burrat por që të ardhurat I merr burri.

Lexo edhe :  Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, sa maturantë ngelën, sa ishin ekselentë?

Kjo nuk shkakton pavarësi financiare te gruaja e si rrjedhojë nuk sjell as zhvillim në shoqërinë shqiptare”, tha eksperti i punësimit, Erald Pashaj./  S.M

Të fundit

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në...

Irani sulmoi bazat amerikane, reagon Katari: Kemi të drejtën për tu përgjigjur

Shteti i Katarit ka reaguar zyrtarisht pas sulmeve të Iranit kundrejt Bazës Ajrore Al-Udeid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ndodhur në Doha. Zëdhënësi...

“Kemi prova”, Zelensky paralajmëron Evropën për planet e Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar Evropën për lëvizje të reja ushtarake të paspecifikuara nga Rusia. “Vërejmë një regres të mëtejshëm të udhëheqjes ruse...

Sulmi iranian mbi Katar, SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në...

“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në Këshillin e Europës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë kërdinë në Këshillin e Europës, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë me ligjëratën e saj patetike referuar...

Lajme të tjera

Web TV