Ka arritur në 6,916 numri i përfituesve të pensioneve suplementare për ata persona që kanë punuar në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe të gazit, si dhe në metalurgji.
Nga këta, për periudhën 14 – 20 janar 2020 janë 316 përfitues nga ky ligj.
Harta e përfituesve shtrihet nga Berati dhe Fieri deri në Kukës, Shkodër, por edhe në Tiranë.
Përfitues, sipas këtij ligji, janë personat në profesione e punë, në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe në metalurgji, që u njihet vjetërsia në punë dhe periudha e sigurimit.
Ndërkohë, vazhdon puna për mbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi duke përfshirë të gjithë punonjësit në këto industri.