“Përdoruesit e drogës janë brutalë, vrasin edhe familjen”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet  për gazetën “Fjala” A. B., ish-ekspert i Hetimit të Krimit të Organizuar

Një ish-ekspert i Hetimit të Krimit të Organizuar ka folur për Gazetën Fjala lidhur me sjelljen kriminale të përdoruesve të drogës.

Si i klasifikoni krimet që kanë ndodhur këtë fillimvit në vend?

Ngjarjet e fundit kriminale në vend unë, në fakt, do t`i ndaja në dy lloje. Janë atentatet dhe dy vrasjet makabre në rrethana të caktuara familjare. Duke iu referuar praktikave të hetimit të krimit në vend, në fakt, vrasja e kryer në Rrëshen është ndër ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur. Mekanizmi që është përdorur për të kryer atë vrasje e bën ngjarjen edhe të frikshme. Ndonëse nuk është në gjuhën tonë ky term, por duke iu referuar situatës, edhe duhet pranuar. Vetë mënyra dhe mjetet që janë përdorur për atë ekzekutim të lënë të dyshosh se aq shumë është kërkuar eliminimi i atij njeriu, sa është dashur një perfeksion, jo vetëm shënjestre, por edhe informacioni.

Frika rritet sërish kur mendon se ai lloj mekanizmi u përdor në mes të ditës dhe në mes të një qyteti aq të vogël sa është Rrësheni. Pastaj vijnë shkaqet, motivet, vonesa në reagim e policisë, mungesa e informacionit dhe pamundësia për të ndërhyrë në kohë për të ngritur postblloqe. Ndërsa vrasja në Bajram Curr është e një dinamike tjetër. Vetë fakti që ndodh aty, i ndodh një njeriu të afërt nga lidhjet e gjakut me Fatmir Haklajn, e bën ngjarjen tronditëse jo vetëm për familjen, miqtë, Tropojën dhe tropojanët, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare.  Ne jemi të gjithë dëshmitarë të asaj beteje të pakuptimtë hakmarrjesh dhe vrasjesh. Për pasojë atentati ndaj Guxim Gjyriçit është një ngjarje për të cilën askush nuk duhet të nxitohet, as policia, as prokuroria e aq më pak media. Duhet analizuar gjithçka me kujdes, pa dalë në konkluzione paraprake pasi dëmi do të ishte shumë herë më i madh se sa e rrok mendja e një hetuesi apo polici.

Po vrasjet e grave?

Dy vrasjet, ajo në Mallakastër ku u masakrua një grua nga ca të rinj dhe vrasja e kunatës në Tiranë, janë kambanë e madhe alarmi. Në shumë plane. Janë ngjarjet tipike ku shoqëria jonë duhet të ndalohet të shohë veten në pasqyrë ku po shkon. Në pamje të parë të jepet përshtypja sikur kemi të bëjmë me vrasës të sëmurë. Sigurisht ata ekzistojnë edhe mes nesh, paçka se ne asnjëherë s`jemi ndaluar të flasim për këtë kategori. A është rasti ta themi për këto dy ngjarje? Nuk e di, pasi për këtë duhen pritur edhe ekzaminimet mentale të dy autorëve ose më saktë të të gjithëve, që i bie edhe të dy bashkëpunëtorëve të krimit në Mallakastër. Ajo që dua të them në këto dy ngjarje të rënda është fakti se kemi të bëjmë me përdorues droge.

Lexo edhe :  Zbulohet marrëveshja e Ramës dhe kryeministrit britanik, firmoset nesër në Tiranë

Pra, mendoj se jo vetëm kultivimi, shitja apo trafikimi janë burim krimi në vendin tonë, por edhe përdorimi. Askush nuk e merr në analizë për shkaqet që ne tashmë i dimë, por do të ishte e udhës të ndërhyhej kryesisht nëpër shkolla dhe nëpër moshat e reja të kryheshin herë pas here teste që të evidentohen dhe të shënohen në regjistra kjo kategori. Janë të rrezikshëm dhe ata vrasin edhe nënën, babanë apo këdo tjetër që kanë afër në momentin kur iu duhen paratë për ta siguruar.

Ju po thoni që përdorimi i drogës është një shkak real?

Sigurisht! Madje, po aq i dëmshëm dhe i frikshëm saqë është edhe prishja e pazareve që gjeneron kaq shumë krim dhe vrasje në vendin tonë. Përdoruesit e drogës janë brutalë. Mendoj se janë të gjithë persona që në momente të caktuara mund të bëjnë keq. Pastaj vijmë te tipologjitë që njihen dhe analizohen në të gjithë botën. Besoj se përveç trafikut, përdorimit, luftës për pushtet të bandave apo edhe grupeve të fuqishme kriminale me suport politik, një nga shkaqet kryesore të krimeve që kanë ndodhur në këtë fillim viti është edhe situata në të cilën po kalon vendi. Të papunë, pa shpresë, të nëpërkëmbur, diferenca të mëdha shoqërore dhe ekonomike, një klasë politike e pabesë dhe mospërfillëse për shtresat në nevojë. Kujtojmë se këtu, në Shqipëri, është rritur shumë kjo shtresë. Nga Nikoleta Kovaçi, Fjala.al

Të fundit

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine. Është Halil Disha nga Novoseja...

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV