Princ Harry dhe Meghan Markle Shijojnë lirinë e tyre

Princ Harry pasi ka mbaruar impenjimet e tij në familjen mbretërore niset për t’iu bashkuar jetës së tij të re, përkrah të shoqes dhe djalit, ai është fotografuar gjatë rrugëtimit për në Kanada dhe i veshur në një mënyrë shumë të thjeshtë ai i buzëqeshur duket se mezi pret të shkoj te familja e tij.

Meghan është fotografuar në Vancouver duke bërë shëtitje me Archie-n në krahë, e shoqëruar nga dy qentë e saj dhe dy badigardë.  Meghan duket më e lumtur se kurrë e kjo vihej re nga buzëqeshja vesh më vesh.

Harry dhe Meghan nuk janë më dukë e dukeshë e Sussex. Çifti tani e tutje do jetojnë jetën të pavarur, ashtu siç kishin planifikuar prej disa muajsh. Jeta e re për ta sapo ka nisur dhe çifti duken shumë të lumtur.