Rikthehet Superliga, ja cila është sfida kryesore e javës së 18-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore do të fillojë sot fazën e dytë të sezonit me tre ndeshje. Skuadra e Teutës, Laçit, Partizanit, Vllaznisë, Skënderbeut e Flamurtarit do të luajnë ndeshjet e javës së 18-të. Ndërsa klubi i Tiranës, Bylisit, Luftëtarit dhe Kukësit do e zhvillojnë këtë sfidë ditën e nesërme.

Pjesa e parë sezonit 2019-2020 ishte goxha frytdhënës për klube si Kukësi, Bylisi, si dhe Tiranën nga javët e fundit, por në të njëjtën kohë rezultoi i tmerrshëm për Flamurtarin e Vlorës, por mbi të gjitha dhe për kampionët aktual të Shqipërisë, Partizanin, i cili humbi dhe derbin pas pesë vitesh fitore e barazime.

Në ditën e sotme Partizani do të udhëtojë drejt Korçës, ku do luajnë në orën 17:00 ndeshjen që përpara një viti do të cilësohet si supersfida e javës.

Shkodranët do të presin në stadiumin Loro Boriçi në orën 14:00 djemtë e Vlorës, të cilët ndodhen në vend të fundit me vetëm 6 pikë dhe i duhen shumë fitore për të shpëtuar nga rrëzimi prej Superligës.

Ndërsa laçianët do shkojnë në qytetin e Durrës, ku do sfidojnë Teutën në ndeshjen që mund t’i ringrejë sërish bardhezinjt në orën 17:00.

Dita e nesërme do të startojë me ndeshjen midis Luftëtarit dhe Kukësit në orën 14:00, ku verilindorët do tentojnë të mbajnë të paprekur vendin e parë, ndërsa gjirokastritëve iu duhet kjo fitore për të shpëtuar nga rrëzimi pre kategorisë së elitës së futbollit shqiptar.

Tirana-Bylisi mund të cilësohet si sfida më e rëndësishme e kësaj jave,pasi vendi renditja në vendin e tretë dhe të dytë të Superligës i bën këto skuadra pretendente për çmimin kampion dhe janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për Kukësin e vendit të parë./Katerina Tafa/ Fjala.al/

Të fundit

Rrëzohet kërkesa e socialistëve, në Vlorë qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit...

Arsyet psikologjike pse disa gra tërhiqen nga personat problematikë

Burrat "shumë të këqij", si vrasësit serialë dhe kriminelët, mund të duken magjepsës kur i dëgjojmë në podkaste apo lexojmë për ta në libra....

Aksident me dy të plagosur në aksin Korçë-Pogradec, policia në vendngjarje

Dy persona kanë mbetur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Korçë-Pogradec. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se nga aksidenti kanë...

Sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 17:00? KQZ publikon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 17. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Nisin hetimet për Flamur Nokën, SPAK merr materialet proceduriale kundër tij

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV