Superliga/ Ndeshje autogolash në Korçë, Laçi merr 3 pikë në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të mbrëmjes së sotme të Kategorisë Superiore dhe fituesit e mbrëmjes janë Skënderbeu dhe Laçi. Skuadra e korçarëve ia ka dalë që të marrë fitoren ndaj ekipit të Partizanit, duke kaluar përmbysur rezultatin e “Demave”. Ishin të kuqtë e kryeqytetit ata që shënuan golin e parë në minutën e 6-të të lojës me anë të penalltisë të realizuar na Bruno Telushi.

Loja vazhdoi me këto rezultate deri në minutën e 43-të kur lojtari i Partizanit, Enea Bitri bëri autogol dhe i dha pikë skuadrës kundërshtare. Më pas në vetëm tre minuta loja u përmbys në favor të korçarëve, të cilët arritën që të shënonin me anë të Blerim Krasniqit. Ndërsa në minutën e 83-të të lojës Dejvi Bregu shënoi golin e tretë dhe shkatërrues ndaj ekipit të Partizanit.

Goli i Bregut u pasua nga autogoli i Ditës, duke bërë kështu që në skuadrën e Partizanit të shënohej goli i dytë.

Ndeshja u mbyll me këto rezultate dhe skuadra e trajnerit të rikthyer së fundmi, Adolfo Sormanit nuk mundi ta niste vitin 2020 me fitore, duke zhgënjyer tifozerinë.

Ndërsa takimi Teuta-Laçi nga ana tjetër ka qenë më e qetë dhe është realizuar vetëm një gol. Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll me barazim të bardh 0-0 dhe u duk se nuk do të kishte gola. Megjithatë kurbinasit kanë arritur që të shënojnë në minutën e 9-të të fraksionit të dytë duke kaluar në avantazh.

Mbrojtësi Rudolf Turkaj arriti që të shënonte golin e vetëm dhe të fitores së skuadrës së tij, duke u rikthyer me rezultate pozitive në 2020-ën./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV